Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Fier.

Maksim Çepele, banues në Verbas të Fierit u arrestua, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjet kanabis.

Gjithashtu është arrestuar edhe A. M., 61 vjeç, banues në Lushnjë u vu në pranga pasi drejtonte motomjetin tip “Linfan” në gjendje të dehur.

Fier

Arrestohet një shtetas pasi u kap në flagrancë me një sasi lëndë narkotike, si edhe arrestohet një tjetër pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Maksim Çepele, banues në Verbas, Fier, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin tip “Linfan” në gjendje të dehur.

– – –

Në fshatin Hambar, në një kanal vaditës dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur shtetasja R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier.

Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel