Këngëtari grek në Gjirokastër/ “Dropulli ndër vite”, ekspozita e rrallë e fotografit Jorgo Vaso i parapriu eventit

22/08/2021 16:58

“Takimet muzikore të dy botëve” u rikthye në kalanë e Gjirokastrës në edicionin e XIV me ritmet e muzikës greke të Giannis Karalis dhe grupit të tij.

Ishte një event dedikuar diversitetit, artit që bashkon, energjisë së  njerëzve të Ballkanit dhe muzikës klasike dhe traditcionale greke.

Një ekspozitë e rrallë e fotografit Gorgo Vaso i parapriu eventit. Ekspozita “Dropulli ndër vite” është shfaqja e parë publike e veprës së fotografit legjendar të Sotirës.

Familja e fotografit që stampoi për 6 dekada  imazhe të jetës në Dropull vuri në dispozicion të eventit një arkiv me më shumë se 60.000 fotografi të realizuara nga viti 1922 deri në vitin 1985.

Më pas Giannis Karalis dhe banda interpretuan melodi, dhe këngë nga kompzitorë të njohur grekë dhe sollën nostalgjinë e muzikës klasike dhe traditcionale të shekullit të fundit.

Giannis Karalis ka interpretuar në katër koncerte me këngëtaren Betty Klein. Ai vjen për herë të parë në Shqipëri me grupin e tij.

Top Channel