Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, zjarri djeg një sasi nafte bruto

22/08/2021 16:41

Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pusi në pronësi të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në fshatin Kuqar.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikëset e Patosit dhe Albpetrolit për të vënë flakët nën kontroll. Zjarri nuk ka shkaktuar dëme veçse ka djegur një sasi nafte bruto nga rrjedhjet e pusit e disa bimësi rreth saj.

Zjarrfikësit ndodhen ende pranë vendit të ngjarjes dhe po punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tij.

Top Channel