Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit vatër infektimi/ Mijëra qytetarë ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska mbrojtëse

22/08/2021 09:26

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit vijon edhe ditën e sotme, ku rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota mblidhen në Teqenë e Kulmakut.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka nisur që në datën 18 gusht dhe pritet të zgjasë deri me 25 gusht.

edhe pse është një ndër festat e shenjta në vendin tonë, ajo është një vatër infektimi në vendin tonë, ndërsa varianti Delta ka rritur ndjeshëm rastet me COVID.

Besimtarët e kanë harruar përhapjen në masë të COVID-it dhe rritjen e të shtruarve në spitale dhe vdekjeve, duke mos respektuar asnjë masë.

Ata janë shfaqur pa maska dhe ngjitur me njëri tjetrin, ndërsa kryenin ritet.

Top Channel