Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi iu gjet në makinë një sasi kanabisi.

Gjithashtu është arrestuar edhe A.A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për “Trafikim narkotikësh”, në bashkëpunim.

Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel