Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinëz, duke i shkaktuar vdekjen dy personave.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja punuan për nxjerrjen e trupave të pajetë, të cilët u mbytën në makinën e përmbysur në ujë.

Sipas policisë, ata janë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë.

Dy personat që po udhëtonin me makinën tip “Mitsubishi” janë identifikuar me inicialet Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.

Top Channel