Redon Leka është 21-vjeçari që hodhi kapsolla gjatë koncertit të Bregovic në Festën e Birrës në Korçë duke shkaktuar trazira.

Është mbyllur në Korçë nata e 5-të e Festës së Birrës, natë që solli edhe ngjitjen në skenë të këngëtarit Goran Bregovic.
Edhe pse shumë më e ulët krahasuar me netët e tjera pjesëmarrja nuk mungoi, banorë të Korçës, qyteteve të tjera, por edhe pushues të huaj u bënë pjesë e kësaj nate, e cila nuk kaloi pa incidente.

Ndërsa Goran Bregovic ishte duke performuar në skenën e Festës së Birrës në Korçës, gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të turmës në 3 zona të ndryshme madje edhe në afërsi të tavolinave ku ndodheshin të ftuarit kryesore të mbrëmjes.

Pavarësisht masave të rrepta që janë vendosur për të monitoruar situatën dyshohet se një person ka mundur të kalojë kontrollet e policisë dhe ta hedhë gazin në mes të njerëzve, ndërkohe që sipas informacioneve ai është shoqëruar nga policia.
Pavarësisht këtij incidenti, koncerti vazhdoi normalisht pa u ndërprerë dhe të gjithë pjesëmarrësit e shijuan festën.

Vijmë nga Barcelona, Katalunja dhe ishim nisur për një tur në Shqipëri. Nuk e dinim për Festën e Birrës e mësuam rastësisht, por po e shikojmë shumë. Ishim edhe mbrëmë këtu dhe ishte plot me njerëz. Nuk e prisnim që do të kishte nje show të Goran Bregovic. Blemë biletat dhe po e shijojmë mbrëmjen”, thotë një turist.

Vijmë nga Holanda. Deri tani është shumë këndshëm, ka atmosfere dhe birrë. Erdhëm sot në Korçë dhe dëgjuam për këtë festë. Vendosëm të vinim. E dimë që sot këndon Goran Bregoviç dhe nuk e njohim si këngëtar por shpresojmë të kënaqemi”, shprehet një tjetër.

Autori u identifikuara nga policia si Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë me precedent penal. Gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit një tjetër person ka kundërshtuar forcat e policisë. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatorë e paplasur.

 

 

Top Channel