Shkon mbi 4.91 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

22/08/2021 01:21

Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër Covid-19 ka tejkaluar shifrën 4.91 miliardë.

Sipas “Ourworlindata.org”, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 920 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 576 milionë e 117 mijë doza, SHBA-ja me 360 milionë e 630 mijë dhe Brazili me 173 milionë e 650 mijë.

Më pas renditet Japonia me 115 milionë e 740 mijë, Gjermania me 99 milionë e 40 mijë, Britania e Madhe me 88 milionë e 850 mijë, Turqia me 88 milionë e 160 mijë doza të vaksinës.

Renditja vijon me Indonezinë me 87 milionë e 260 mijë, Franca me 82 milionë e 920 mijë, Meksika me 79 milionë e 930 mijë, Rusia me 75 milionë e 680 mijë, Italia me 75 milionë e 40 mijë, Spanja me 63 milionë e 90 mijë si dhe Kanadaja me 52 milionë e 200 mijë doza.

Top Channel