E hënë, 20 Shtator 2021
22:22
“Nuk e mbyll gojën, do flas prapë”/ Debat mes Gjekmarkaj dhe Ristanit: Berisha ka një “non grata” mbi shpinë

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj dhe ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani kanë debatuar në “Open” mbi rolin e Sali Berishës.

22:07
Mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë doza vaksine Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë sapo kanë mbërritur mbi 31 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

22:03
Janë të tepërt te Manchester United, 7 lojtarë përgatisin largimin!

Është e gjatë lista e lojtarëve të Manchester United që kanë gjetur pak hapësira në këtë fillim sezoni dhe me shumë gjasa do të largohen nga Los Blancos në merkaton e janarit.

21:53
Covid-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi i vitit 1918

Numri i personave që kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tashmë është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën nga pandemia e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, pra rreth 675,000.

21:42
Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

Presidenti i PE, Davide Sassoli ka përfunduar në spital pasi u diagnostikua me pneumoni, por sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

21:29
“Basha, anti amerikan”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Ristanit: Akuzoje vetëm për “berishist të vogël”

Arben Ristani, ish sekretari i përgjithshëm PD ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD duke thënë se opozita ecën para vetëm me largimin e kryetarit.

21:22
SHBA-ja lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera.

21:19
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD, Gjekmarkaj: Basha nuk kishte alternativë tjetër, ishte ultimatum i SHBA

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur në “Open” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD duke thënë se vendimi i Bashës ishte rrugë pa shteg sepse gjithçka u vendos nga SHBA.

21:06
Burri gjen qenin duke vdekur urie të braktisur në ishullin e pabanuar, dhe i shpëton jetën (fotot)

Në një prej udhëtimeve të tij të punës, fotografi Wesley White ishte në Belize dhe mezi priste të shijonte panoramat origjinale të vendit.

21:03
“Ciklonet së shpejti mund të shkatërrojnë Evropën”, paralajmërimi i frikshëm i meteorologes

‘Ciklonet së shpejti mund të shkatërrojnë Evropën”. Është ky paralajmërimi i frikshëm i bërë nga meteoroligia Nadia Bloemendaal.

20:54
Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe, Vuçiç reagon pas deklaratave të Kurtit: Marrëveshja nuk është e shkruar askund!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për shtyp për situatën në kufirin Serbi-Kosovë për bllokimin e targave serbe duke thënë se do të njoftohen KFOR-I dhe NATO për rrezikimin e pronës dhe jetës që po i bëhet qytetarëve serb në veri.

20:46
Analisti Ilir Yzeiri përplaset me ish zëdhënësen e Berishës

Ish zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mhilli ka debatuar me analistin Ilir Yzeiri në emisionin “Top Talk” për nismën e qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjyqi. 70 mijë për ta zbardhur!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi.

20:23
Arrestohen 106 anëtarët e grupit kriminal nga policia italiane dhe spanjolle, si funksiononte skema për pastrimin e parave

Policia italiane dhe spanjolle ka vënë në pranga 106 persona që i përkasin një grupi kriminal që pastronte para dhe përfitonin miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online.

20:23
New York, Xhaçka takon homologun egjiptian: Me rëndësi mbajtja e sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryesministri Rama, në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

20:19
Sulmohet serveri i SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

Serveri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në ministrinë e Brendshme është sulmuar!

20:17
Macron i kërkon ndjesë Algjerisë për braktisjen e luftëtarëve Harki në luftën e pavarësisë (fotot)

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar sot “falje” në emër të vendit të tij për braktisjen e luftëtarëve algjerianë që luftuan përkrah Parisit gjatë përpjekjes se pavarësisë së Algjerise.

20:13
Ftesë në 5/ “Do i hyja biznesit të kanabisit”, Zhaku e thotë troç: Do mbillja për lekë dhe për qejf!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua legalizimi i kanabisit, nisur nga peticioni i firmosur nga 500 mijë italianë që kërkojnë referendum mbi dekriminalizimin e hashashit.

20:08
​Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe, Vuçiç: Nesër diskutojmë për masat shtesë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ai i refuzoi të gjitha propozimet e supozuara si kompromise në lidhje me Kosovën, ndërkohë që ka bërë të ditur se nesër do të diskutojnë lidhur me masat shtesë pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ane e Prishtinës zyrtare.

20:07
Reciprociteti për targat me Serbinë, ​Vuçiç: S’ka kuptim dialogu për momentin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për momentin se nuk ka kuptim mbajtja e procesit të dialogut me Kosovën në Bruksel.

19:54
Gjykata vendos tarifat e korrupsionit/ Denoncimi sot ne emisionin ‘Fiks Fare’, shikoni se çfarë ndodh

‘Fiks Fare’ do të denoncojë sot në mbrëmje një skandal që ndodh në gjyqësorin shqiptar. Investigimi i Fiks fare është shtrirë në një gjykatë të shkallës së dytë në vend, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet, 300 mijë lekë për caktimin e datës së gjyqit dhe […]

19:52
Bashkëpunimi për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, Rama pritet me nderime në Akademinë Ushtarake “West Point”

Pas betimit të qeverisë “Rama 3”, kryeministri është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

19:50
Basha: S’ka kthim për Berishën/ Kreu i PD: Jo grupim anti amerikan në siglën e PD

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar demokrat prodhoi replika të forta mes Lulzim Bashës dhe deputetit Flamur Noka mbështetës i aksionit politik, nisur nga Sali Berisha.

19:47
PS kërkon votat e Opozitës/ Duhet ndryshuar kushtetuta për vettingun. PD dhe LSI nuk kanë përgjigje

Pavarësisht situatës me komisionet parlamentare socialistët nuk kanë humbur kohë dhe nisin përgatitjet për një ndryshim të ri kushtetues që lidhet me procesin e vettingut në drejtësi.

19:47
Nga ferma, në emigrim/ Fermerët në vështirësi për tregun, i gjithë prodhimi i ngelet në fushë

Harun Vrapi në vitin 2012 u kthye nga emigrimi për të punuar tokën e të parëve të tij në fshatin Cermë të Lushnjes.

19:44
Fermerët e hashashit nën hetim/ Policia përgjon banorët e fshatit Kryezi, luteshin të binte shi për hashashin

“Do zoti po lëshon shi”, lutej në telefon me bashkëbiseduesin një nga banorët e fshatit Kryezi, një lutje që ndërkohë po përgjohej me urdhër të prokurorisë së Tiranës dhe që nuk kishte lidhje me asgjë tjetër përveçse me mirërritjen e hashashit.

19:42
”Më merr në telefon o debil se dua të të them diçka”, dalin mesazhet e Adës me Edin

Pas debateve në studio me Adën, Edi ka vendosur të bëjë publike mesazhet që ka shkëmbyer me të dhe i shkruan vazhdimisht duke i kërkuar që të flasin për diçka.

19:39
Defektet e programit të qeverisë Rama/ Ekspertët: Nuk zgjidh problemet. Nuk tregon si do rritet ekonomia

Programi i qeverisë “Rama 3” nuk adreson problemet reale të ekonomisë shqiptare e as nuk identifikon burimet e rritjes.

19:16
“Pi qumësht, je si beb”/ Edi nevrikoset dhe komenton ndërhyrjet e Adës: Je silikon

Edi është nevrikosur gjatë debatit në studio dhe i është kthyer keq Adës duke e cilësuar si femër false.

19:08
“Ngjan si femër, vendos ndonjë filtër”/ Edi i kthehet keq Adës: Më mirë të bëhesh burrë

Edi dhe Ada kanë pasur debate të ashpra në studion e Për’puthen për shkak të deklaratave që bëri Edi në takimin me Alvisën.

18:59
“Do hidhesha nga kati i 10-të për ty”/ Edi bën deklaratën e papritur për Alvisën, flet për Adën: I kam futur bllok

Në takimin e parë me Alvisën, Edi duket se i ka dhënë vëmendje maksimale dhe ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se do ta refuzojë Adën sepse nuk është natyrale.

18:58
Përplasje mes Bashkisë së Vlorës dhe kreut të dorëhequr të Ujësjellësit, Leli e Leskaj përfundojnë në polici

Teksa përflitej prej ditësh një situatë problematike mes kryebashkiakut të Vlorës dhe kreut të Ujësjellësit, sot situata është bërë fakt.

18:49
Reformimi i Policisë, ambasadori gjerman i dorëzon Çuçit raportin e Policisë Federale, MB: Do të fillojmë punën menjëherë!

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi në Policinë e Shtetit.

18:49
Një muaj pas ardhjes së regjimit taliban, foto-dokumentari sjell ndryshimet e përditshmërisë në Kabul (pamjet)

Foto-gazetarja Stefanie Glinski ka raportuar me lentet e saj ngjarjet e katër javëve të fundit në Kabul nën regjimin e udhëheqësve të rinj të qytetit.

18:42
Afrikë, tejkalon 206 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në Afrikë ka shkuar në 8.232.526.

18:29
Plas keq në studio/ Juli: Na e ke shpifur, je bërë si mall kinez! Argjendi i kthehet: Kujt i plasi?

Për’puthen – Argjendi është ofenduar nga një koment të bërë nga Juli dhe kjo ka nxitur debate të ashpra dhe ofendime mes djemve në studio.

18:25
SHBA: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa i takon qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë, Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar thirrjeve të Bashkimit Evropian që të dyja palët të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet.

18:22
Policia kroate kërkon të identifikojë gruan ‘angleze’ të gjetur në shkëmbinjtë e thepisur të ishullit turistik (fotot)

Gruaja që flet ‘anglishte të përkryer’ u gjet pa dokumente apo celular dhe nuk mund të tregojë cila është.

18:22
​Sveçla fton serbët mos ta bllokojnë rrugën: Vendimi për targat është legjitim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vendimit që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë të pajisen me targa të përkohshme që hyjnë në territorin e Kosovës, ka deklaruar se gjendja e sigurisë është e qetë.

18:19
Plagosja e 21-vjeçarit në “Qafë Kashar”, shpallen në kërkim 3 autorët. Njëri qëlloi me armë zjarri

Policia ka identifikuar 3 autorët e plagosjes me armë në Qafë Kashar, ngjarje që ndodhi më 17 shtator rreth orës 00:05 të natës.

18:10
Reali në kërkim të një qendërmbrojtësi, katër emra në listën e drejtuesve

Largimi i dyshes Ramos-Varane këtë verë, ka lënë një boshllëk në prapavijën e Realit të Madridit, të cilin austriaku David Alaba nuk mund ta mbushë i vetëm, ndaj drejtuesit e klubit spanjoll janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

18:06
COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 451 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se nga 4081 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë, ku 227 raste janë shënuar në Tiranë.

18:04
​Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi në Hagë vazhdon nesër

Ka përfunduar pjesa e tretë e gjykimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

18:00
‘13.5% e shqiptarëve nuk paguajnë dot për analiza shëndetësore’/ PD reagon për shifrat e Eurostat: Me Edi Ramën, më keq do të bëhet

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar raportin e Eurostat, sipas të cilit, 13.5 % e qytetarëve shqiptar nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.

17:55
Qeveria drejt censurës apo rregullit informativ?! Flasin Yzeiri, Mhilli e Gjoni

“Media dhe informim” është agjensia që po krijon qeveria, ndërsa nuk dihet ende se cfarë do të ndodhë me mënyrën se si do të përqendrojë informacionin qeveria, ndërkohë që pritet të fillojë nga puna pas 2 javësh, kur pritet të emërohet dhe drejtuesi i kësaj agjencie.

17:50
Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën (Video)

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

17:37
Botërori 2022, Katari gati të aplikojë vaksinimin e detyruar për lojtarët

Vendi organizator i Kupës së Botës 2022, Katari po punon për të bërë të detyrueshme vaksinimin anti Covid-19 për të gjithë futbollistët pjesëmarrës në kompeticionin që do të startojë nëntorin e vitit të ardhshëm.

17:35
Më shumë se 60 pinguinë të rrezikuar vriten nga pickimet e morisë së bletëve në Afrikën e Jugut (fotot)

Dhjetra pinguinë të rrezikuar janë vrarë në një incident të botës së egër në Afrikën e Jugut, të pickuar vazhdimisht nga një mori bletësh teksa qëndronin në një plazh.

17:28
​Kosovë/ Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa

Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

17:23
Koreja e Veriut po e zhvillon me vrull programin bërthamor, thotë OKB-ja

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bën nga ana e drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare.

17:15
“Mozzik, a je ti vlla?” Njihuni me sozinë e reperit, rrëfen si e ngatërruan njerëzit në rrugë (FOTO)

Herolind Isufi është një i ri që ka ngjashmëri të madhe me reperin Mozzik. Ai jeton prej 15 vitesh në Paris të Francës, por në rrjete sociale njihet si sozia e Mozzik.

17:12
NYT: Mossad vrau kreun bërthamor të Iranit me snajper të kontrolluar në distancë

Kreu i programit të energjisë bërthamore të Iranit Mohsen Fakrizadeh, është vrarë në nëntor 2020 nga inteligjenca izraelite Mossad me anë të një pushke snajper me Inteligjencë Artificiale, raportonte dje në një artikull e përditshmja New York Times.

17:10
Maqedoni e Veriut, 154 raste të reja dhe 408 të shëruar nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 154 raste të tjera të koronavirusit por nga ana tjetër janë shëruar 408 pacientë të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.

16:57
Dasmë VIP në kohë Covidi/ Detajet nga martesa e Rudinës me Markun: Nga certifikata e vaksinimit tek kodi i veshjes

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 1 Tetor. Në ftesën që i ka dërguar të ftuarve vihen re disa detaje që kërkohen nga çifti për të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në ditën e tyre.

16:52
SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit.

16:45
Ndalohet përgjegjësi i minierës ku vdiq minatori Muharrem Plaku

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet të dielën në orët e vona të mbrëmjes dhjetëra metra nën tokë ku kishte mbetur prej 5 ditësh prej shembjes së galerisë.

16:42
Trafikanti tenton të kalojë $5000 flori në aeroport duke i maskuar si dhëmbë të rremë (fotot)

Një shtetas “dinak” Uzbek që udhëtonte nga Dubai drejt Indisë kishte fshehur një ngarkesë ilegale në gojën e tij, duke përfshirë proteza të arta dhëmbësh madje edhe zinxhirë, por policia e doganave nuk u gënjye prej planit të tij.

16:39
Kërcënoi me vdekje ambasadorin amerikan, 10 muaj burg burrit në Prishtinë!

Me 10 muaj heqje lirie dënoi Gjykata Themelore e Prishtinës personin e identifikuar vetëm me iniciale, I.G pasi pranoi se përmes postës elektronike i ka dërguar kërcënime me vdekje Ambasadorit amerikan dhe disa zyrtarëve të tjerë të misionit diplomatic të SHBA-së në Kosovë.

16:36
Kosovë/ 6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, gjashtë persona kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 48 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

16:33
Kanceri, arritje e jashtëzakonshme: Disa pacientë mund të shërohen për një javë!

Një metodë e re shkencore mund të ndihmojë shërimin e kancerit të prostatës brenda një jave, thotë the Sun, një zhvillim ky që nëse materializohet vërtet jep shpresë për mijëra të prekur prej sëmundjes së rëndë.

16:24
Italianët “pushtojnë” kontinentin/ Pas trofeut për femra, edhe volejbolli i meshkujve kampion Europe

Viti 2021 mund të quhet fare mirë që është i sportit italian.

16:22
Mirëmbajtja e rrjetit, nesër stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

16:21
Bija e Lenny Kravitz refuzon kritikat për fustanin krejt transparent në Met Gala: Është thjesht një trup (fotot)

Zoë Kravitz ka mbrojtur dje veshjen e saj thuajse lakuriqe në mbrëmjen Met Gala 2021, kur fustani i saj ishte në fakt vetëm një rrjetë kristalesh nga ku dukej gjithçka.

16:20
Uzuni shënon 6 gola në ndeshje, shkëlqen në fitoren 9 me 0 të ekipit të tij

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Ferncvaroshit. Myrto Uzuni ishte i pandalshëm në sfidën raundit të 1/32 në Kupën e Hungarisë ku shënoi 6 gola.

16:16
Hipitë pushtojnë Zvërnecin/ Turistët habisin vendasit; ditën flenë në rërë, natën festojnë

I njohur për natyrën e bukur, Porto Novo në afërsi te fshatit te Zvërnecit prej më shumë se dy javësh po frekuentohet nga disa të huaj që kanë prishur qetësinë që karakterizon këtë vend.

16:14
Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Mirditë, mbyllen hetimet për 5 autorët: Mohojnë akuzat për shantazh dhe abuzim seksual

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe duke  dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë.

16:11
Viti i ri shkollor nis me respektimin e masave anti-COVID, Kushi takim me drejtuesit e zyrave vendore arsimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

16:08
Universitetet hapin dyert për vaksinimin antiCOVID, Manastirliu: Vijojmë edhe në tetor

Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend, ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen e tyre dhe për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

16:04
Zaev: Përgjegjësia për zjarrin në spitalin e Tetovës, pas hetimeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha të hënën (20 shtator) se është në pritje të rezultateve të hetimeve për zjarrin në spitalin COVID-19 në Tetovë, që më pas të vendos për përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve.

15:52
Burri i lidhur rrihet publikisht nga talibanët në mes të Kabulit, i akuzuar për vjedhje të një celulari (fotot)

Pamje të rënda shpërndaheshin sot ku një burrë rrihej publikisht në Kabul nga luftëtarët talibanë, sipas dënimeve të ashpra të ligjit musliman të Sheriatit, i akuzuar për vjedhjen e një celulari.

15:52
Me bazuka në krah, pedalojnë në liqen: Argëtimi qesharak i talebanëve!

Luftëtarët frikësues talebanë gjetën një mënyrë të çuditshme argëtimi në parkun e vetëm kombëtar të Afganistanit: disa orë pas ii gjithë stafi i tij u përbërë nga femra u ndalua të shkonte në punë, talebanët hynë e morën biçikleta uji.

15:51
Dha alarmin për tërmet/ Arrestohet 18-vjeçari në Golem terrorizoi banorët e një resorti turistik

Një 18-vjeçar ka alarmuar banorët e një kompleksi banimi në plazhin e Golemit, duke përhapur panik se gjoja një tërmet i fuqishëm do të binte dhe të gjithë duhet të dilnin nga apartamentet.

15:49
Çmimet Emmy/ Triumfon “The Crown” dhe “Mbretëresha e shahut”: Aktorja nuk mban lotët!

Çmimet e para Emmy që nga fillimi i pandemisë që u zhvilluan në prani të publikut, kurorëzuan si më të mirët  “The Crown”,  serialin komik Ted Lasso dhe atë dramatik të Betflix-it, “The Queen`s Gambit”.

15:43
Juve nuk di të fitojë! Milan i merr barazimin, i bashkohet Interit në krye

Supersfida e javës së katërt të Serisë A mes Juventusit e Milanit mbyllet me barazimin 1-1 në një ndeshje të barabartë përsa i përket lojës, por me një rezultat që i buzëqeshi më shumë Milanit sesa Juventusit.

15:42
S`i pëlqejnë dhuratat e fëmijës, qëllon me armë zjarri vetë në baby shower!  

Sherri për dhuratat e fëmijës e ktheu në tragjedi një festë të zhvilluar të Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

15:32
TCH zbardh debatin/ Basha: Nuk do të ketë Kuvend të PD që vë në diskutim vendimet e qeverisë amerikane. Noka: Thikë pas shpine PD

Top Channel ka zbardhur debatet e Flamur Nokës me Lulzim Bashën në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar demokrat.

15:24
Vdekja e minatorit/ Neglizhuan detyrën, ndalohet drejtuesi teknik i minierës, procedohet dhe një teknik

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet të dielën në orët e vona të mbrëmjes dhjetëra metra nën tokë ku kishte mbetur prej 5 ditësh prej shembjes së galerisë.

15:23
Më pak studentë për mësuesi/ Ulen me 20 për qind aplikimet e maturantëve

Pasi ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve me 15 mijë maturantë, ka nisur në 19 shtator deri në 21 shtator raundi i dytë për të gjithë të rinjtë që nuk fituan degët që duan apo ata maturantë që përfunduan me sukses provimet e vjeshtës.

15:17
Tetë të vrarë në universitetin rus, studentët hidhen nga dritaret të tmerruar nga sulmuesi i armatosur rëndë (fotot)

Tetë njerëz janë vrarë dhe të paktën 32 janë plagosur në masakrën e sotme në universitetin rus nga një adoleshent i armatosur rëndë që ndiqte viktimat e tij mes korridoreve të kampusit.

15:15
73% e shqiptarëve, me imunitet/ Akademia e Shkencave: Duhet doza e tretë, por edhe vaksinim mbi 12 vjeç

Deri në muajin korrik popullsia shqiptare ka arritur një imunitet ndaj Sars Cov dy në masën 73 % .

15:11
Mbyllen shkollat, s’ka më nxënës/ Në Elbasan, këtë vit janë regjistruar shumë më pak nxënës

Nga 66 shkolla të bashkisë së Elbasanit, 4 prej tyre nuk do t’i hapin dyert këtë vit shkollor 2021-2022.
Shkak është ulja e numrit të nxënësve, kryesisht si pasojë e emigrimit.

15:09
“Ulni tensionet në veri”! Alarmohet BE, thirrje Kosovës e Serbisë për vetëpërmbajtje!

I shqetësuar nga zhvillimet në veriu të Kosoës, Bashkimi Europian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të marrin menjëherë masa për uljen e tensioneve.

15:08
Miku i Davide Pecorellit: Kishte probleme ekonomike, ai është një person me ide të mëdha

Miku i Davide Pecorellit, Fabrizio Paladino në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ai ishte një njeri i mirë dhe se familjarët janë shumë të lumtur që ai është gjallë.

15:07
Mbledhja e Kryesisë së grupit parlamentar të PD, Alibeaj: Në fokus strategjia e opozitës në Kuvend

Sot Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së ka zhvilluar një mbledhje.

15:00
Të dehur dhe pa patentë, 35 shoferë të arrestuar

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

14:44
Nikolla pret Ambasadorin e BE-së: Integrimi europian, në krye të agjendës së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca. Z. Soreca i uroi Kryetares së Kuvendit suksese në detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë. 

14:31
Serbia përgatit “hakmarrjen”/ Përplasja për targat, Vuçiç mbledh krerët e sigurisë!

“Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga ana tjetër”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

14:14
Studimi i ri/ Pfizer: Vaksina anti Covid është efikase te fëmijët 5-11 vjeç

Vaksina Pfizer kundër Covid 19 është e sigurt dhe jep një përgjigje imune “të fortë” te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas kompanive Pfizer dhe Biontech.

14:08
Tragjedia në Velipojë/ Pas 2 motrave dhe mamasë, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.

14:01
Të afërmit presin lajme për të dashurit e tyre të infektuar me COVID, pamje nga Infektivi

Infektivi në Tiranë është kthyer në spitalin e shpresës për qytetarët që janë të prekur me COVID dhe po trajtohen atje.

13:30
“Ky është!”/ Gjyqi i Salih Mustafës në Hagë, dëshmitari i parë: Më rrëmbyen e vunë thes të zi në kokë

Dëshmitari i parë në gjykimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, ka thënë në seancën e sotme në Hagë se është rrëmbyer nga dy persona që sipas tij ishin prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së.

13:23
Davide Pecorelli u gjet i gjallë pas 8 muajsh/ Kryebashkiaku i Pukës: Nuk u befasova nga ky lajm!

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u shpall i zhdukur në janar të këtij viti në Shqipëri kishte inskenuar vdekjen e tij për të përfituar sigurimet e jetës.

13:02
Akuzohet për fshehje pasurie/ Shtyhet gjyqi për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u shty, pasi Bashkim Dedja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.

12:46
Llava bie mbi shtëpitë; shpërthen vullkani në Spanjë-tmerrohen vendas e turistë!

Shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në ishujt Kanarie të Spanjës ka mbjelle panic mes banorëve vendas dhe turistëve të huaj, që e preferojnë shumë këtë zonë. Pamjet filmike tregojnë lavën që rrjedh shpateve të malit, ndërsa shtëpitë janë shumë pranë saj.

12:39
Franca i “shpall luftë” Anglisë: Na goditët pabesisht, prisni përgjigjen!

Zemërimit të Francës nga pakti AUKUS, ende nuk i duket fundit. Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly, anuloi një takim me homologun e saj britanik, Ben Wallace pas zemërimit që shkaktoi marrëveshja e fshehtë e sigurisë ndërmjet Britanisë, SHBA-së dhe Australisë.

12:37
Radha e Tajvanit për sulm: Kërcënon Kinën me OBT!

Është radha e Tajvanit duket të kërcënojë Kinën me një sulm, vetëm se jo ushtarak por tregtar.

12:30
Foto/ Nuk kishte mundësi të studionte mjekësi, 21-vjeçarja fiton 1 milion dollarë në vit me faqen +18

Një studente e cila donte që të bëhej doktoreshë, dhe po përpiqej që të paguante universitetin, ka zbuluar se si i dha fund dhe u bë modele. Tashmë ajo fiton mbi 1 milion dollarë në vit në faqen për të rritur, “OnlyFans”.

12:26
Përurohet kopshti i ri “Bletëza Maja” në Fikas, Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët, si në qendër edhe në periferi

Kopshti “Bletëza Maja” u hap sot për fëmijët e Fikasit në kryeqytet.

12:25
Zgjedhjet Rusi, Putin fiton sërish por humbet popullaritet: Kthehen komunistët e “vjetër”

Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme në Rusi tregojnë se partia e Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, ka dalë fituese me mbi 40% të votave, më pak se 54% që siguroi në 2016.

12:24
Rudina Dembacaj ndan lajmin e shumëpritur, zbulon datën e ceremonisë së martesës me Frrokun

Siç e kishte lajmëruar dhe më herët, aktorja e humorit Rudina Dembjacaj, ka vendosur për ceremoninë martesore, me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.