Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë sapo kanë mbërritur mbi 31 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Ministrja thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milionë e 45 mijë e 310 vaksina antiCovid.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministrja.

Top Channel