E martë, 26 Tetor 2021
19:46
Paratë për roje dhe naftë/ Si i kanë shpenzuar fondet universitetet publike

Shoqëria civile bëri sot një analizë të shpenzimeve të parave që universitetet kanë bërë gjatë pandemisë në vitin 2020 kur mësimi ishte ‘on line’.

19:45
Dhuna ndaj grave dënohet pak/ Kosovë, reagime për dënimet e buta: Ato nxisin dhunën

Paraditen e së hënës u bë i ditur lajmi se Gjykata e Pejës ka dënuar dhunuesin seksual të një 15 vjeçareje, me vetëm 8 muaj burgim, për veprën e kryer me 2012.

19:44
Amoniak në ujin e Krujës/ Hetimet zbulojnë shkakun e helmimit të banorëve të qytetit

Në Krujë rezulton një prani e amoniakut mbi norma nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të ujit të pijshëm.

19:37
Në 2022, shtatë koncesione të reja që nga kolaudimi/ Autostrada Milot-Fier dhe siguria rrugore

Fatura e pagesave për koncesionet do të rritet ndjeshëm përgjatë vitit 2022 duke arritur sipas draftit të qeverisë në 13.8 miliardë lekë, ekuivalente me gati 112 milionë euro.

19:37
Të ardhurat më shumë nga konsumi/ Shtohen synimet për akcizën dhe tatimin mbi të ardhurat personale

Qeveria ka parashikuar një plan ambicioz në drejtim të të ardhurave për 2022, pasi sipas projektbuxheti pret që të arkëtojë në total 537 miliardë lekë, rreth 47.5 miliardë lekë më shumë se krahasuar me aktin normative të fundit të buxhetit 2021.

19:31
Buxheti i ri, 5.2 miliardë euro/ Qeveria parashikon që të ardhurat do të jenë 4.4 miliardë euro për 2022

Qeveria ka prezantuar në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2022, i cilësuar si buxheti i rimëkëmbjes. Në draftin e depozituar tashmë në Kuvend, ekzekutivi pret që ekonomia vitin e ardhshëm të rritet me 4.1%.

19:06
Mbërrijnë në Shqipëri 117 mijë doza Pfizer/ Pjesë e kontratës së dytë me kompaninë

117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

18:59
Hiq dorë se do ngujohesh në Surrel/ Berisha: Rama tentoi të më bllokonte rrugën që të vija me vonesë në Kavajë

Ish-kryeministri Sali Barisha akuzoi këtë të martë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se me urdhër të Edi Ramës, ka tentuar t’i bllokojë rrugën me qëllim për ta vonuar për të shkuar në “Foltoren” e Kavajës.

18:43
“Do ketë garë të lirë”/ Sali Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së Kavajës tha se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

18:41
Ndërron jetë 5-vjeçari i infektuar me Covid/ 8 viktima gjatë 24 orëve të fundit në vend

Një pesë vjeçar është mes të infektuarve me koronavirus që kanë ndërruar jetë në Shqipëri.

18:35
Çfarë është Covid-i i zgjatur dhe si mund të kurohet?

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje.

18:21
Lideri i Iranit: Uniteti musliman është detyrë, normalizimi me Izraelin, mëkat i madh (fotot)

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajatollah Sejed Ali Khamenei ka thënë dje se uniteti mes muslimanëve është një “detyrë e qartë dhe urdhër i Kuranit”, ndërsa vendimet e disa qeverive rajonale për të normalizuar lidhjet me Izraelin janë një “gabim dhe mëkat i madh”.

18:16
Princesha japoneze lë gjithçka për dashurinë, martohet me shokun e kolegjit

Princesha e Japonisë vendosi t’i thotë “Po” djalit që i rrëmbeu zemrën në universitet, duke hequr kështu dorë përgjithnjë nga statusi mbretëror.

18:13
Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë për shpifje ndaj Antony Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën deklaroi se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

18:09
Bamir Topi në Top Talk: Beteja personale Berisha-Basha do asgjësojë PD. Ja zgjidhja

Ish-presidenti Bamir Topi mendon se beteja Berisha-Basha mund të çojë në asgjësimin e PD.

18:05
Sërish ndërprerje të energjisë, OSHEE njofton zonat e kryeqytetit ku po kryhen punime

Punimet për mirëmbajtjes e rrjetit të energjisë elektrike do të zhvendosen nesër në Vorë dhe Valias.

17:53
Kina prezanton gjuajtësin e parë anti-radar J-20 me dy pilotë (fotot)

Ushtria Çlirimtare e Kinës kishte spekuluar prej kohësh për prodhimin e një varianti me dy pilotë të gjuajtësit të saj elitar J-20, çka duket se konfirmohet së fundmi nga pamje të dala në rrjet.

17:49
Përse nuk po hetohet 21 Janari?! Flet ish-Presidenti Topi

Ish presidenti Bamir Topi i ftuar sot në Top Talk foli se përse sot nuk po hetohet 21-janari dhe nëse mund të ketë një përballje juridike për Sali Berishën për këtë çështje.

17:38
Me mallra kontrabandë dhe targa serbe, ndalohet furgoni në Kosovë

Një furgon që transportonte lëndë djegëse të dyshuara kontrabandë dhe që nuk kishte vendosur letrat ngjitëse sipër targave serbe, sipas marrëveshjes së targave u ndalua këtë të martë në Leposaviç.

17:21
Stuhia diellore e radhës mund të shkaktojë ‘apokalipsin e internetit’ në tokë, thonë studiuesit (fotot)

Dielli gjatë gjithë kohës lëshon ndaj tokës një re pjesëzash të magnetizuara të njohura si erëra diellore.

17:17
Rama me nxënësit në Elbasan: Ja prioritetet në buxhet për arsimin (këshilla për ata që duan të ikin jashtë)

Kryeministri Edi Rama në konsultimin publik me nxënësit dhe studentët në Elbasan, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë dëgjoi gjithë kërkesat dhe nevojat e gjimnazistëve.

16:56
Helmimi masiv në Krujë/ Hetimet zgjerohen në një tjetër pistë: Reshjet e dendura të shiut…

Kontaminimi i ujit të pijshëm nga reshjet e dendura të shiut janë një tjetër pistë që po hetohet si shkak i mundshëm për helmimin e qindra qytetarëve të Krujës.

16:40
Momentet e tmerrit kur gorilla mësyn ndaj turistëve duke rrahur gjoksin me grushte (video-foto)

Në pamje shihet një gorrillë gjigant që vjen frikshëm ndaj nje grupi turistësh duke rrahur gjoksin e tij, çka bën që vizitorët e rezervatit të largohen nga sytë këmbët.

16:35
Ligj për ushqimet që ndalohen të shiten dhe konsumohen në shkolla (Lista e plotë)

Disa ushqime, të cilësuara si të pashëndetshme për shëndetin e fëmijëve nuk do të lejohen të tregtohen më në ambientet brenda apo pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të vendit.

16:32
Kjo është arsyeja sipas zodiakut, pse shenja juaj është e pa fat në dashuri

Pavarësisht nëse ndihen të pafat në dashuri, janë të zhgënjyer pas një anije thyerje në dashuri, ose bëjnë një pushim nga ‘kërkimi i shpirtit binjak’, ky është fakti që sot ka gjithnjë e më shumë njerëz beqarë.

16:31
Baza e SHBA-së në Kosovë, eksperti: S`do guxojnë më të ngrenë pretendime territoriale

Njohës të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

16:16
Mblidhet përbërja e re parlamentare në Gjermani

Anëtarët e legjislaturës së re parlamentare në Gjermani, janë mbledhur të martën për herë të parë.

16:15
SHBA do të lejojë hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror, kusht vaksinimi ose testi negativ i Covid 19

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të lejojnë hyrjen në vend përmes transportit ajror të shtetasve të huaj, që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për Covid 19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit, njofton Shtëpia e Bardhë.

16:06
Mbytet gomonia në Greqi, vdesin 4 fëmijë emigrantë

Ministri grek i Emigracionit konfirmoi se katër fëmijë kanë humbur jetën, pasi një gomone me emigrantë u përmbys në afërsi të ishullit të Kios. 

15:59
Mafia e limonadave: E pabesueshme, kontrabanda që po “bën namin” në Portugali

Një kontrabandë e pazakontë po shqetëson autoritetet portugeze. Gjithnjë e më shumë, në vend po hyjnë fshehurazi limonata çka detyron zyrtarët të shtojnë kontrollet nëpër kamionë. Një taksë e sheqerit i bën pijet e lehta më të shtrenjta në Portugali, sesa në vendet e tjera të BE-së.

15:57
Turmat sfidojnë ushtrinë, megjithë të vrarët vijojnë protestat kundër grushtit të shtetit në Sudan (fotot)

Protestuesit në Sudan dukeshin të patundur në rezistencën ndaj orkestruesve të grushtit ushtarak të shtetit duke kërkuar fundin e marrjes së dhunshme të pushtetit.

15:52
Katër fëmijë migrantë mbyten në brigjet e Greqisë

Ministri i Migracionit i Greqisë tha se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte migrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos të martën pranë ishullit lindor grek, Kios.

15:52
Një kandidat më pak, Zidane nuk është i interesuar për stolin e Manchester United

Një kandidaturë më pak për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United, nëse drejtuesit e Djajëve të Kuq vendosin të shkarkojnë teknikun norvegjez.

15:45
Kosovë/ Lehtësohen masat për vizita familjare në burgje

Në Kosovë është vendosur që të lehtësohen masat për vizita familjare në burgje duke lejuar që një i dënuar të vizitohet nga dy të rritur dhe dy fëmijë, të cilët duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test negativ.

15:45
Maqedonia e Veriut regjistron 10 viktima dhe 511 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën dhjetë viktima me koronavirus.

15:43
Banorët ndahen në kampe? Monika dhe Paloma analizojnë strategjitë e lojës

Loja ka nisur dhe banorët duket se janë ndarë në dy kampe kryesore.

15:40
Rritja e çmimeve/ Kurti paketë ndihme për qytetarët: Kush na fajëson ka hall tjetër

Teksa u përpoq të tregonte se nuk mund të fajësohet qeveria e tij për rritjen e çmimeve në treg, pasi kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të disa faktorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po punohet për një paketë masash e cila t`i vijë në ndihmë qytetarëve.

15:36
Ozil mund të lërë Fenerbahcen, mendon rikthimin në Angli!

Aventura e Mesut Ozil te Fenerbahce mund të përfundojë pas vetëm 1 viti.

15:33
Australia zotohet t`i çojë emetimet në zero, kritikët: Përralla, po gënjejnë

Australia, një nga ndotësit më të mëdhenj në botë, premtoi t`i çojë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050.

15:30
Shtëpi-muze për Dritëro Agollin/ Nënshkruhet memorandumi me bashkisë dhe fakultetit histori-filologji

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi.

15:26
CNN: Luftanije ruse dhe kineze “po rrethojnë” Japoninë

Stërvitja e përbashkët detare kineze dhe ruse, në të cilën një flotilje prej 10 luftanijesh i erdhi rrotull në një distancë të afërt ishullit kryesor të Japonisë, u përshkrua nga të dy vendet si mënyrë për të siguruar stabilitet në një rajon të paqëndrueshëm.

15:20
Në Ballkan, një aleancë ruso-kineze krizash: Analistja “jep alarmin”

Rusia dhe Kina po e përshkallëzojnë presionin ndaj partnerëve perëndimorë në krizën që po thellohet në Bosnje Hercegovinë, me rritjen e aktivitetit të Pekinit në këtë front, qe vihet re për të parën herë që nga fundi i luftës në vitet 1990.

15:20
Damian Gjiknuri me kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit, ja cili ishte fokusi kryesor i takimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit.

15:20
PD: Të ulet TVSH në 6 për qind/ Kërkesë në Kuvend: Të ulen çmimet e shportës

Demokratët zyrtarizuan në Kuvend propozimin ligjor për uljen e TVSH nga 10 në 6 përqind për produktet e shportës.

15:18
Kreu i OSHEE raporton pa drita/ Incidenti në Kuvend, edhe ministrja e Energjetikës

Sot në para deputetëve doli ministrja e energjetikes Belinda Balluku së bashku me drejtorin e OSHEE për furnizimin.

15:15
Konfirmohen 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 20 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar për vdekje.

15:12
“Ndalni drogën në Instagram”/ Reagimi i kryeministrit anglez pas videos së ‘Daily Mail’ me shqiptarin Selamet

Nuk eshte hera e pare qe shqiptare te përfshire ne tregtinë e drogës bien pre e gazetarisë investigative britanike apo edhe tabloidit Daily Mail, i njohur per qëndrimet e ashpra kundër te huajve, por qe ne kete rast ka ekspozuar nje problem mjaft shqetësues per shoqerine britanike, sic është tregtia e drogës përmes rrjeteve dhe platformave te medias sociale e cila prek te rinjte dhe femijet britanik.

15:11
25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, arrestohen 5 persona. Procedohen penalisht 13 të tjerë

25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë konstatuar nga OSHEE dhe Policia e Tiranës. Për pasojë janë arrestuar flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. 

15:09
Kapen 45.5 kg heroinë/ Droga e fshehur në kamionin e mbushur me krom, do nisej drejt Italisë

Në portin e Durrësit u zbuluan 45,5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion që do të transportonte krom, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, drejt Italisë.

15:07
Vret xhaxhain dhe vetëvritet/ Xhaxhai akuzonte nipin, pse nuk i shpëtoi të birin në Greqi

Humbja e djalit të Jorgji Koretës në Greqi 10 vjet më parë është një ndër shkaqet që dyshohet se ka shërbyer si motiv për tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës.

15:07
“Vaksina lidhje me SIDA-n”, Facebook fshin videon e presidentit brazilian

Facebook hoqi një video në cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, hidhte pretendimin e një lidhjeje të supozuar mes vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it.

15:04
Helmimi nga një stallë bagëtish, ndodhet pranë depos së ujit/ Dyshimet se ujërat e ndotur hynë në tubacionet e ujësjellësit

Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i intoksikimit të qytetarëve në Krujë pasi përgjigjja e analizave të mostrave të ujit të marra nga Kujdesi Shëndetësor në Krujë dalin të mërkurën, ndërkohë që ato të marra nga Instituti i Shëndetit Publik vonojnë edhe dy ditë të tjera.

15:04
“Uji nga ujësjellësi, i turbullt”/ Ndërpritet uji, priten analizat. Banorët e Krujës kërkojnë ndihmë në spital për helmim

Mbi 370 banorë të Krujës përfunduan në spital të helmuar që nga e diela. Ata kanë probleme të mëdha shëndetësore dhe janë të të gjitha moshave.

15:00
Itali, riinfektime mes punonjësve shëndetësorë: Duhet doza shtesë, s`ka zgjidhje

53 vjecari Paolo Centofanti, shef i repartiti të kardiokirurgjisë në spitalin Mauriziano të Torinos, ishte ndër të parët që e morën vaksinën antiCovid në Itali.

14:54
Derbi konfirmoi kandidaturën e Tiranës për titull dhe krizën e Partizanit!

Derbi luhet për t’u fituar dhe mbrëmja e të hënës i buzëqeshi Tiranës, që arriti suksesin ndaj Partizanit, duke u rikthyer te fitorja ndaj “demave” pas pesë takimeve, që nga shkurti i 2019-s. Pavarsisht tre pikëve, derbi luhet për lavdi, histori dhe krenari sepse në një Tirana-Partizani, pikët janë në plan të dytë gjatë 90 minutave.

14:54
Kurti, shuplakë Serbisë: Forcën ta tregojë në ring të boksit, jo në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi ashpër ndaj vendimit të Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit, duke thënë se ai përbën “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.

14:53
U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Ivan Balliu, futbollist i kombëtares shqiptare, do të përballet këtë të mërkurë për herë të parë me skuadrën që e formoi si futbollist, Barcelonën. Pas tetë vitesh në La Masia, mbrojtësi i djathtë u transferua në Portugali, ku kaloi dy sezone në Arouca, për t’u transferuar në Francë dhe për të qenë pjesë e Metz për katër vjet.

14:48
Rasti i dhunimit të 15-vjeçares, kërkohet shkarkimi i gjyqtares dhe prokurores së rastit

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e grave kanë organizuar aksion simbolik para Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe para Këshillit Prokurorial, për të kundërshtuar vendimin për dënimin e ulët që i është dhënë përdhunuesit të një vajze 15 vjeçare.

14:48
Ambasadori gjerman: Politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.

14:46
“Pse më zure rrugën”, burri rreh me grushta një grua në një supermarket në Prishtinë

Një video dhune e publikuar në rrjete sociale ka ngjallur indinjatë të madhe në Kosovë.

14:45
Fifi tregon luftën e vështirë ndaj depresionit dhe ankthit

Të qënit personazh publik nuk është e lehtë, dhe aq më tepër të tregosh në ekran disa gjëra tepër personale nga jeta jote e përditshme.

14:41
Presioni i Erdogan, ambasadorët: Nuk ndërhyjmë më, hiqet “non grata”

Dhjetë ambasada në Turqi njoftuan përmes Twitterit se pajtohen me artikullin 41 të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, që i nxit krerët e misioneve të huaja të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shteteve në të cilat shërbejnë.

14:34
Rritje e rasteve me Covid, Greqia në alarm! 4000 raste dhe 54 humbje jete në 24 orët e fundit

Në alarm të plotë ndodhen organet greke të shëndetit pasi për të gjashtën ditë ka një shpërthim të rasteve me koronavirus, si dhe rritje të numrit të viktimave.

14:34
Studimi: Toka mund të ketë “ngecur” brenda një tuneli gjigant magnetik

Planeti ynë, së bashku me pjesën tjetër të sistemit diellor dhe disa yje pranë, mund të jenë të bllokuar brenda një tuneli gjigant magnetik dhe astronomët nuk e dinë përse.

14:30
Në kamionin me krom u gjet heroinë/ Kjo është kompania që ka në pronësi mjetin e tonazhit të rëndë (FOTOT)

“Hensi Transport” është kompania, në kamionin e së cilës mëngjesin e sotëm, u gjetën 45.5 kilogramë heroinë, në Portin e Durrësit. Kamioni, sikurse ky që shihni në foto, kishte destinacion Italinë dhe shërbente për transportimin e kromit.

14:26
SHBA dhe BE kërkojnë të hetohen dhe të ndiqen penalisht krimet zgjedhore

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca, u takuan me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

14:22
Eksperti i SHBA: Kosova të kërkojë të drejtat për Preshevën, njësoj si i kanë serbët e saj

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kthyer në një trysni për Kosovën, të cilës i kërkohet të gjejë një rrugë për krijimin e tij.

14:12
Të shtënat fatale në xhirimet e filmit, reagon bashkëshortja e Alec Baldwin: Nuk ka fjalë për dhimbjen…

Bashkëshortja e aktorit amerikan, Alec Baldwin ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico.

14:10
10 ambasadorë “non grata”/ Ministri i Jashtëm turk kërcënon me dorëheqje Erdoganin

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşololulu ka kërcënuar me dorëheqje presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas kërkesës që ky i fundit bëri për shpalljen “non grata” të 10 ambasadorëve, që mbështetën lirimin e Osman Kavalës.

14:06
Bashkëpunim për disa projekte kulturore në Tiranë/ Veliaj dhe dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë nënshkruajnë memorandumin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi.

14:04
Vrau me 4 plumba bashkëshortin tre vite më parë në pazarin e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 9 vite burg Violeta Donajn për vrasjen e bashkëshortit të saj, tre vite më parë në Kurbin.

14:02
Arrestohen 4 persona në Korçë, njëri vijon të “shijojë arratinë”. Ja për çfarë akuzohen

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

13:57
Me 3 thasë kanabis drejt Selanikut, dy shqiptarët nuk i binden urdhrit të policisë dhe “zhduken” në pyll

Departamenti i anti drogës të Kosturit në Greqinë veriore, ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptar 31 dhe 19 vjeç, pasi sipas njoftimit të policisë greke, këta dy shtetas po transportonin me një automjet me targa të vjedhura një sasi kanabis sativa, prej afro 66 kg.

13:46
Shkodër/ Arrestohet 26-vjeçari që dhunoi babain që t’i jepte lekë, kapet edhe 53-vjeçari që plagosi babë e bir

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Është arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i ka shkatërruar pronën dhe e ka shtrënguar atë, që t’i jepte një shumë parash.

13:44
Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen për dhunë në familje.

13:41
”Tipa si ata për mua janë vjellje”/ Banorët komentojnë Semin dhe Donaldin

Iliri ka rikthyer në vëmendje për disa prej banorëve debatin mes tij, Semit dhe Donaldit.

13:40
Kakavijë, sekuestrohen mbi 44 mijë euro në gomën rezervë të “Hyundai”-it

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 44. 500 euro, shumë kjo e fshehur në gomën rezervë të një automjeti tip ‘Honday’.

13:39
Deputetet e PD-së: Kushtet e spitalit në Krujë, skandaloze! Helmimi ka prekur personat me imunitetin më të dobët

Deputetet e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi janë aktualisht në spitalin e Krujës për të takuar banorët e prekur nga helmimi masiv.

13:33
Dhunë, moskallëzim krim dhe vjedhje, arrestohen 10 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 10 persona, ndërsa ka proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

13:29
Lushnje/ Nuk ishin testuar asnjëherë, dhjetëra gra bëjnë për herë të parë mamografinë

Dhjetëra grave në Lushnje për herë të parë u është dhënë mundësia të bëjnë mamografinë. Ato janë të moshave mbi 45 vjece dhe asnjëherë nuk ishin testuar.

13:24
Po e dhunonte bashkëshorti, gruaja nga frika hidhet nga kati i dytë i banesës

Një 33-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.

13:17
NASA për UFO-t: Vijnë nga univers alternativ, urojmë të mos jetë një kundërshtar në Tokë

Kreu i NASA-s la të kuptohet se disa UFO mund të jenë forma jete jashtëtokësore ose qenie nga një univers alternativ.

13:10
I kërkuar nga policia italiane, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, trafikant droge

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar në Tiranë.

13:05
Një zarf i zi mbërrin për Arditin, çfarë paralajmëron ”Vëllai i Madh”?

Të qenit pjesë e lojës se ‘’Big Brother’’ do të thotë edhe rrespektim i rregullores së vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’.

12:56
Ndërprerja e energjisë elektrike në Kuvend, OSHEE jep detaje për zjarrin në kabinën e kullave binjake. Ja pse nuk punoi gjeneratori

Ndërprerja e energjisë elektrike teksa po mbaheshin Komisionet në Kuvend u shkaktua nga një zjarr në kabinën private të kullave binjake.

12:50
Bullgaria me rekord viktimash dhe rastesh me koronavirus

Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

12:46
Projektbuxheti për 2022/ ‘Synon konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë’

Në projektbuxhetin e vitit 2022, financat presin që të mbledhin 537 miliardë lekë të ardhura (4.4 miliardë euro), me një rritje prej 10.6% në krahasim me buxhetin e pritshëm të vitit 2021.

12:31
Beniada: Për 100.000 € vrapoj nudo nëpër Tiranë

Teksa po konsumonin darkën, Beniada ka surprizuar me një deklaratë drejtuar banorëve.

12:22
Helmimi masiv në Krujë/ Manastirliu: Dalin përgjigjet e analizave për 24-72 orë! Do shpërndahet ujë i pijshëm me autobote

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në qytetin e Krujës për të vizituar pacientët që u shtruan në spital pasi kishin simptoma helmimi. Ata dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm pasi 80% konsumojnë ujë nga rubineti.

12:16
FOTOT/ Ikin dritat në Komisionin e Ligjeve dhe te Ekonomia, deputetët flasin në errësirë

Ditën e sotme janë zhvilluar dy Komisione, ai i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë. Por incidenti elektrik, që është hasur në një godinën e Kullave Binjake, ku një zjarr përfshiu kabinën private të tyre, ka pasuar me ndërprerjen e energjisë në Kuvend.

12:15
Qindra të helmuar në Krujë/ Ndërpritet uji dhe priten analizat. Pista kryesore: Helmimi nga uji i turbullt

Të paktën 370 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës. Dyshohet se ata u helmuan nga uji i pijshëm.

12:01
Nisma për uljen e TVSH-së në 6%/ Tabaku: Do ndihmojë shtresat në nevojë duke rritur dhe nxitur konsumin e tyre!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend këtë të martë iniciativën ligjore për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar të mallrave të shportës ushqimore nga 20 deri në 6%.

11:52
“Po rruani lekët dhe na tregoni performancën”/ Deputeti Korreshi reagon ashpër: Njëri fërshëllen nga Leçja, ikin dritat në Lushnje

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur për situatën e OSHEE në qytetin e Lushnjes duke thënë se ka punësime nga partitë politike dhe persona që kanë shërbyer për 23 vjet janë hequr nga puna.

11:48
Kasollen e kishin përshtatur për tharje dhe përpunim të kanabisit/ Arrestohen dy persona në Shkodër, sekuestrohen 7 kg kanabis

Dy persona janë arrestuar pas sekuestrimit të 7 kilogramëve kanabis në territorin e fshatit Mnelë. Kanabisi u gjet në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike.

11:40
OSHEE sqaron pse u ndërpre energjia te Kuvendi: Ra zjarr në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake dhe…

Një shkëndijë elektrike rënë në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, ka bërë që në të gjithë zonën përreth të stakohej energjia elektrike.

11:35
Agalliu e fotografon, ministrja ‘kapet’ me deputetin e PD-së: Ndalo, nuk është etike! Kush je ti që…

Ndërprerja e energjisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes anëtarëve.

11:34
Po raportonte drejtori i OSHEE-së, ikin dritat në Kryesinë e Kuvendit

Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta të martën paradite në Kryesinë e Kuvendit. Shkak i kësaj ndërprerje ishte rënia e një zjarri në kabinën private të kullave binjake.

11:31
Shpallet në kërkim 21-vjeçari, nën kërcënimin e thikës vodhi një celular në një dyqan në Vlorë

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka vjedhur nën kërcënimin e thikës një aparat celular në dyqanin e shtetasit F. D.

11:28
Vlorë/ Policia i shkon 58-vjeçarit në banesë, i sekuestron një kg kanabis

Policia e Vlorës ka vënë pranga një 58-vjeçar, sepse pas kontrollit të ushtruar në banesë i kanë gjetur dhe sekuestruar një kilogam lëndë narkotike, e dyshuar kanabis.

11:23
Vettingu në politikë/ Basha: Frika e pak njerëzve që shpërdorojnë besimin e qytetarëve s’mund të pengojë aspiratën e shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor

Ditën e djeshme në parlament, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për vettingun në politik, një amendament i propozuar nga partia e tij dhe i mbështetur nga qeveria.