Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Në videon e siguruar nga gazetari Mikel Marsi, kjo fokë duket në Parkun Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjencitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.

Top Channel