Një shtetas që dyshohet se ka aksidentuar një 83-vjeçar dhjetë ditë më parë në Elbasan, u arrestua këtë të shtunë.

I moshuari me iniciale A.SH. u gjet në një kanal, anës segmentit rrugor Thanë-Elbasan, pasi ishte goditur për vdekje nga një makinë.

Policia arrestuar 48-vjeçarin me iniciale A.H, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, që  dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka hequr nga vendi i ngjarjes viktimën, me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar mjetit tip “Audi”, në të cilin duket shenjat e goditjes, në pjesën e përparme të mjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

Top Channel