Aksidentet në autostradën Levan-Vlorë nuk kanë fund. Në këtë aks rrugor, kanë humbur jetën dhjetëra drejtues mjetesh, pasagjerë dhe këmbësorë.

I fundit ka qenë një aksident i ndodhur mbrëmjen e kaluar. Shpejtësia e lartë shkaktoi daljen nga rruga të mjetit që drejtonte 53-vjeçari nga Shkodra Dritan Shena, që humbi jetën në vend.

Ajo ç’ka të bie në sy në këtë aks me fluks të konsiderueshëm qarkullimi, është lëvizja e automjeteve me shpejtësi, edhe pse norma e lejuar është 110 kilometër/orë.

Në një vëzhgim të bërë, në pak minuta, sheh makina që “fluturojë” në rrugë, pa e vrarë mendjen për tabela orientuese.

Një tjetër fakt shqetësues,është edhe prania në rrugë e mbetjeve të aksidenteve, që bëhen burim aksidentesh të tjera. Pjesë alumini  e stopa të thyer kanë mbushur të gjithë këtë rrugë, e vetmja autostradë që të çon në jug të vendit.

Top Channel