Komisioni i Rithemelimit në Korçë zhvillon mbledhje në seli, çelësin ia marrin pronarit të ndërtesës

21/01/2022 18:50

Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë sot zyrat e degës së Partisë Demokratike.

Kanë qenë ish sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, deputetia aktuale Sorina Koti si dhe Edit Harxhi së bashku me shumë mbështetës që kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë. Gjithashtu Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë.

Nga ana tjetër, Ristani ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.

Top Channel