Tmerrohen klientët, një shtetas qëllon me armë drejt lokalit në Shkodër

21/01/2022 21:53

Një shtetas, që është identifikuar nga policia ka qëlluar me armë drejt një lokali në Shkodër.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg. Kristian Kroni dyshohet se për motive të dobëta ka shtënë me armë drejt  një “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Top Channel