India shuan ‘flakën e përjetshme’ në nder të të rënëve të luftës (fotot)

21/01/2022 19:59

“Flaka e përjetshme” në kujtim të ushtarëve të vrarë në luftën Indi-Pakistan të vitit 1971 u shua sot në monumentin e Delhi, 50 vjet pasi ishte ndezur.

Ushtari me turban të kuq ndezi një pishtar nga secila prej katër vatrave të tempullit të mermertë Amar Javan para se karburanti i tyre të ndërpritej.

Monumenti simbolizon flakën e ushtarit të pavdekshëm të instaluar në Portën e Indisë në  New Delhi pas konfliktit, i cili çoi në krijimin e Bangladeshit të pavarur.

Qeveria aktuale nacionaliste Hindu e kryeministrit Narendra Modi ka përuruar një memorial të ri të luftës në 2019, me një tjetër ‘flakë të përjetshme’.
Qeveria Modi ka nisur rimodelimin e riemertimin e shumë vendeve të njohura dhe institucioneve në kryeqytet, mes akuzave se kërkon të ngulisë identitetin e saj autoritar në vend.

Rahul Gandhi i partisë kryesore opozitare “Kongresi”, gjyshja e të cilit Indira Gandhi instaloi flakën në 1971, shprehu trishtim të madh.

“Disa njerëz nuk e kuptojnë patriotizmin dhe sakrificën,” komentoi ai.

Një tjetër lider opozitar Manoj Kumar Ja akuzonte regjimin e kryeministrit Modi për “fshirje të kujtimeve”.

Monumenti i Portës së Indisë daton prej epokës britanike të Raxhit, i ndërtuar nga fuqia koloniale në kujtim të indianëve të vdekur në Luftën e Parë Botërore.

Aty ishin mbishkrime me të gjithë emrat e tyre.

FOTO GALERI
1/4
"Flaka e përjetshme" në kujtim të ushtarëve të vrarë në luftën Indi-Pakistan të vitit 1971 u shua sot në monumentin e Delhi, 50 vjet pasi ishte ndezur.

Top Channel