Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Qytetari nga Shkodra po udhëtonte me automjetin tip “Covert”.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga“, sipas policisë.

Top Channel