Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka vijuar me akuzat kundër ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, të cilën e cilësoi si një “përfaqësuese të Edi Ramës” dhe jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga Foltorja e Mirditës, Berisha tha se Shqipëria është në një agresion të krimit si kurrë më parë, duke theksuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se vendi ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por që sipas tij këto deklarata nuk përkthehen në fjalët e përfaqësuesve të SHBA-së në Tiranë.

DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës së Veriut e Jugut, të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan”, tha ish-kryeministri.

Berisha deklaroi se Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri”, u shpreh ai.

Sipas tij, Ballkani i Hapur, si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon dhe automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj. DASH deklaron se është i dëmshëm kështu sic është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit”, tha Berisha, duke shtuar se ambasadorja amerikane lavdëron sikur të jetë përfaqësuese e Edi Ramës dhe jo përfaqësuse e qeverisë amerikane.

Top Channel