Mot i acartë dhe me diell/ Temperaturat kanë rënë nën zero në gjithë vendin

22/01/2022 15:10

Moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë vendin tonë.

Prej së dielës, temperaturat ulen deri me -5 gradë ne kryeqytet ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë. Në ditët në vijim, problematike do të mbeten ngricat dhe temperaturat e ulëta.

Në zonat e ulëta, temperaturat do të arrijnë deri ne -8 gradë Celsius.

Pas së mërkurës, parashikohet një tërheqje e valës së të ftohtit, por muaji janar do të mbyllet me temperatura të ulëta dhe pa reshje.

Top Channel