Partizani për fitoren e radhës, Teuta kërkon kthesën ndaj Laçi

22/01/2022 09:01

Vllaznia-Egnatia ishte dueli i parë i javës së 17-të në Abissnet Superiore.

Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sot zhvillohen dy takime të tjera: Partizani-Kastrioti dhe Teuta-Laçi.

“Demat” synojnë të arrijnë suksesin e dytë radhazi me Dritan Mehmetin në stol. Nëse Partizani ia del të marrë pikët maksimale sot, Vllaznia e vendit të katërt do të ishte vetëm tre pikë larg.

Pikë kërkon edhe Kastrioti i vendit të fundit, që një javë më parë mori një fitore shprese ndaj Teutës. Kampionët në fuqi nuk kanë marrë asnjë triumf në katër takimet e fundit në kampionat.

Ekipin e Edi Martinit e pret një tjetër përballje e vështirë. Laçi i Mirel Josës nuk humbet prej gjashtë ndeshjes, teksa në katër sfidat e fundit në Superiore nuk ka pësuar asnjë gol.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 13:45 dhe do të transmetohen live në Supersport: Partizani-Kastrioti në Supersport 4 dhe Teuta-Laçi në Supersport 3.

Top Channel