SHBA tërheq diplomatët nga Ukraina/ Të premte u takuan Blinken me Lavrov por nuk e gjet dakordësi për Ukrainën

22/01/2022 00:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë që të evakuojnë nga Ukraina të gjithë diplomatët amerikan dhe familjet e tyre.

Një vendim ky që tregon shqetësimin e madh të SHBA pas vendosjes në kufi të Ukrainës të100 mijë ushtarëve rus. Plani i amerkikanëve parashikon që stafi jo esencial i diplomatëve që janë vendosur në Ukrainë të largohet në mënyrë vullnetare nga vendi.

Ndërkohë njoftimi për largimin e të gjithë diplomatëve të tjerë prite të vijë në ditët në vijim. Gjatë ditës së premte në Gjenevë të Zvicrës u takuan diplomatët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkaua dhe të Rusisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Serge Lavrov.

Bisedimet nuk arritën të shmangnin plotësisht luftën, pasi palët nuk ndryshuan qëndrimet e tyre. SHBA kërkon që Rusia të mos e sulmojë Ukrainën, ndërsa Rusia kërkon nga ana e saj që NATO të mos anëtarësojë Ukrainën.

Top Channel