Megjithëse ka 5 muaj që ka nisur procesi mësimor, jo të gjitha shkollat janë pajisur me regjistra.

Qëndresa Qytetare ka hulumtuar dhe evidentuar disa nga problemet më të mprehta të sistemit parauniversitar.

Vitet e shkuara regjistrat mungonin deri 3 javë, ndërsa këtë vit shkollor kanë 5 muaj pa regjistra. Mësuesit duhet të mbajnë mend ose të “betohen” që ky nxënës nuk ka bërë mungesa, apo që rezultoi me këtë nivel përgatitje, ose mori këtë vlerësim në test.

Ky problem po trajtohet i tillë: ku shkojnë mediet dhe gazetarët, çojnë regjistrat, por shumica e shkollave, veçanërisht ato në periferi janë pa regjistra.

131 shkolla në vend, shumica në kryeqytet, zhvillojnë mësim me 2 turne, duke cenuar mësimnxënien dhe mësimdhënien.

Rreth 21 mijë nxënës zhvillojnë aktualisht mësim në klasa kolektive, pra klasa me nxënës nga klasa e parë e deri në të 5-tën. Ky problem jo vetëm që nuk ka gjetur zgjidhje, por shifrat vijnë vetëm në rritje nga viti në vit”, shprehet Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Top Channel