Dy makina janë përplasur këtë mbrëmje në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në hyrjen e qytetit të Tepelenës.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri i furgonit dhe dy pasagjeret e makinës tip “Benz”, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në hyrjen e qytetit të Tepelenës, janë përplasur automjeti tip furgon me drejtues shtetasin turk O. K., 37 vjeç, me automjetin tip “Benz” me drejtues S. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë”, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel