Temperaturat nën zero në qarkun e Elbasanit janë shoqëruar me reshje dëbore në zonat malore dhe ngricas në pjesën tjetër.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Stërbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë.

Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20 centimetër, ndërkohë që mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale ka prezencë akulli në rrugë, ndërsa në pikat problematike është hedhur kripë.

Moti i keq ka shkaktuar dhe probleme me energjinë elektrike. Raportohet se është dëmtuar fideri numër 6 në, bashkia Librazhd. Aty kanë mbërritur punonjësit e OSHEE-së, që po punojnë për riparimin e defektit.

Top Channel