Ndahet nga jeta Lordi i Butrintit/ Lordi anglez Jgon Sainsbury bashkë me Lordin Rothcild krijuan fondacionin “Butrinti”

22/01/2022 15:59

Është ndarë këto ditë nga jeta, Lordi anglez John Sainsbury, njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare në parkun e Butrintit.

Lord Sainsbury një nga njerëzit më  të pasur të Britanisë, përmes rrjetit të supermarketeve me të njëjtin emër, bashkë me Lordin Rothchild (Rothcajlld) në vitin 1993 krijuan Fondacionin “Butrinti”, tashmë zonë e mbrojtur nga Unesko-ja.

Lordi John Sainsburi, miliarderi i rrjetit të supermarketeve me të njëjtin emër në Britani, dhe një filantrop  i rrallë, është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, i cili njihet gjerësisht si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi jo vetëm krijoi Fondacionin Butrinti në vitin 1993, bashkë me mikun e tij një tjetër lord nga me të pasurit Lordin Rothchild, por ka qenë mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve  të Kosovës. Në një intervistë që pata bërë në 1994 për BBC në Londër, Lordi Sainsbury më tregonte sesi nga vila e tij në Korfuz në vitet e komunizmit kishte kuriozitetin e pashuar për të vizituar Shqipërinë e izoluar dhe parkun e Butrintit, ku ai investoi shumë për t’u shndërruar në zonë të mbrojtur arkeologjike nga Unesko-ja.

Auron Tare zyrtar i UNESKO-s  dhe mik i Lordit Sainsbury duke folur nga Bostoni për Top-Channel në Londër, kujton kohen e bashkëpunimit të tij me Lordin Saisnbury për projektin e ruajtjes së Butrinit.

“Por ajo që do thoja unë që është kontributi  më i madh i Lordit Saisnbury është lobimi i madh që ai bëri në Angli për Shqipërinë, jo vetëm për trashëgiminë kulturore  shqiptare, por edhe një sërë çështjesh të tjera politike për Shqipërinë si në rastin e Kosovës kur ka folur në mbrojte  të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës”, tha Tare.

Fatkeqësisht roli dhe kontributi i Lordit anglez Saisbury nuk është vlerësuar sa duhet nga autoritetet shqiptare, të cilat ende nuk kanë kuptuar ndikimin e tij të madh në elitat botërore ku ai u shndërrua në mik të shqiptarëve.

Top Channel