E shtunë, 27 Nëntor 2021
08:43
Policia zbarkon në zyrat e Juventusit/ Sekuestrohen dokumente dhe ngrihet akuza për mashtrim financiar

Guardia Di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Juventus. Klubi Bardhezi është nën hetim me akuzën e mashtrimit financiar. Autoritetet kanë sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve. Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

08:38
Faza e dytë nis ndaj Laçit, Vllaznia synon fitoren e radhës

Faza e dytë për Vllazninë nis ndaj Laçi-t, të shtunën në “Loro Boriçi”, me sfidën që luhet në orën 19:45. Fitorja 3:1 ndaj Kastriotit në javën e fundit të fazës së parë, mund t’i shërbejë si pikë kthese shkodranëve të cilët për momentin kanë lënë pas ecurinë me tri javë pa fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

08:24
Çfarë është varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut?

Autoritetet në disa pjesë të botës kanë reaguar me alarm ndaj variantit të ri të koronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut, pasi Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve që kanë bërë të ditura kufizime në udhëtime, teksa shkencëtarët tentojnë të kuptojnë nëse ky mutacion u reziston vaksinave.

08:15
Rama publikon pamjet e Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet e Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor në Tiranë.

07:57
Nuk ndalen ndërtimet në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve i afrohet rekordit të 2019-s, arrijnë 355 milionë euro

Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet pritet që të vazhdojë të paktën dhe në një të ardhme afatmesme, si rrjedhojë e lejeve të shumta të ndërtimit që po vijojnë të jepen.

07:31
Reshje shiu dhe temperatura deri në 20 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Zonat perëndimore do të kenë intensitet më të lartë të reshjeve.

06:58
Lëngu i shegës/ Përse ju duhet patjetër për kujtesë të fortë

Me kalimin e moshës ekspertët vënë re një rënie të fortë në aftësitë e të nxënit. Sipas të dhënave, rreth 40 përqind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga problemet me kujtesën të nxitura nga mosha. Ekpsertët nuk përjashtojnë rolin e faktorëve genetikë, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në humbjen e kujtesës. Megjithatë ata nënvizojnë se mosha është një kontribues kryesor.

06:32
Çfarë duhet të hani në dhjetor, më të shëndetshmet e stinës

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

06:16
Nga ora 22:30 policia greke punon me një sportel, qindra qytetarë kalojnë natën në radhë në Kapshticë

Në pikën kufitare të Kapshticës policia greke prej orës 22 e 30 po funksionon me një sportel kontrolli. Kjo ka sjellë dhe vonesa në kalimin e pasagjerëve.

05:50
Mësoni cili është ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha. Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli!

05:15
Të vërtetat e miteve më të përhapura rreth epilepsisë

Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se epilepsia prek rreth 50 milionë njerëz. Nga këto, rreth 80% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme. Simptoma kryesore për shumicën e njerëzve me epilepsi janë konvulsionet, që shkaktohen nga rritja e aktivitetit elektrik në tru.

03:46
Të lindur për të magjepsur, 3 shenjat më të fuqishme të horoskopit

Edhe pse çdo shenjë e zodiakut ka fuqinë e vet, ka disa shenja që kanë një aftësi të lindur për të magjepsur njerëzit me sharmin dhe personalitetin e tyre.

03:13
​Abdixhiku për vrasjen në Gllogjan: I trishtuar e tronditur me aktin makabër

Për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

02:44
Shpërthimi në minierën në Rusi, shkon në 52 numri i viktimave

Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga zjarri i rënë dje në një minierë qymyri në në rajonin Kemerovo të Rusisë.

02:20
Sulm i armatosur në Meksikë, 3 të vdekur

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën në një sulm të armatosur nga persona të paidentifikuar në Sonora të Meksikës.

01:59
Dy gjyqtare për “apelin” e Tahirit/ Tahiri dhe Çela u dënuan në shkallën e parë, ata apeluan vendimin

Jo vetëm shorti, por edhe numri i kufizuar i gjyqtarëve vendosi që fati i gjykimit të Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicit të Vlorës Jaeld Çela të jetë në dorë të dy grave. Por gjyqtaret Daniela Shirka dhe Iliriana Olldashi deri sa të delegohet dhe anëtari i tretë gjenden në pamundësi për të nisur shqyrtimin e një procedimi të regjistruar prej 2016.

01:40
Partizani fiton me Teutën/ Kryeqytetasit marrin një fitore në minutat shtesë, dy lojtarë me të kuq

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Teutës.

01:21
Fier, Baçi: PD nuk do ndahet/ Incidenti në degën e PD Fier, sepse unë mora pjesë te foltorja e Berishës

Ish kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi bashkë me disa qytetarë të Fierit u mblodhën për të dytën ditë radhazi pranë zyrave të selisë së PD në këtë qytet.

00:59
Qëllohet autobusi, tre të vrarë/ Kosovë, viktimat janë dy 18 vjeçarë dhe drejtuesi i autobusit, mister shkaku

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Gllogjan në Kosovë, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës ku u vranë tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy nxënës të moshës 18 vjeç. Emrat e viktimave janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj.

00:48
“Kushëriri” i Al-Khelaifit “zyrtarizon” marrëveshjen me Zidane

Çdo ditë që kalon, Zinedine Zidane duket më afër bashkimit me PSG-në. Prestigjiozja franceze “Le Parisien” raportoi të enjten se negociatat mes palëve po përparonin, ndërsa pak orë më parë, kushëriri i supozuar i pronarit të PSG-së përdori sërish Twitter-in (siç veproi me Messin apo Mbappenë) për të thënë të tijën. Sipas Khalifah Bin Hamad Al-Thani, marrëveshja me Zidane është mbyllur.

00:25
Fifi flet pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother”

Këngëtarja Fifi vendosi disa ditë më parë të lente përfundimisht shtëpinë e “Big Brother”.

00:10
Play Off/ Goglat të pamëshirshme për Italinë e Portugalinë, vetëm njëra shkon në Katar

Është hedhur shorti për fazën Play Off në botërorit Katar 2022, teksa goglat janë treguar të pamëshirshme me Italinë e Portugalinë. Të dyja janë në të njëjtin grup dhe vetëm njëra prej tyre do t’ia dalë të shkojë në Katar, duke e bërë më emocionuese fazën Play off.

00:04
Einxhel apo Semi?! Publiku vendos, nga Big Brother Vip largohet …

Semi është banori i larguar nga Big Brother Vip.

E premte, 26 Nëntor 2021
23:55
Trajneri i Empolit pret rikthimin e Bajramit: Duhet të rritet, por jemi të lumtur

Nedim Bajrami nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive këtë sezon te Empoli dhe në dy javët e fundit të Serisë A ka humbur vendin e titullarit në formacion.

23:47
Stuttgart thyen Mainz dhe i largohet zonës së ftohtë

Stuttgart iu fal golave të japonezit Ito (21’) dhe kroatit Sosa (51’) për të thyer 2-1 në fushën e vet Mainz, që gjeti përkohësisht golin e barazimit me anë të Alexander Hack në fundin e pjesës së parë.

23:45
Truproja e Sali Berishës: Regjimi, skenar për të aksidentuar Berishën

Ervis Tushe, truproja i ish-Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet në kundravajtje dhe me shpejtësi shkaktoi një aksident të rëndë.

23:36
Jo vetëm palestër dhe dieta ushqimore, Ronaldo zbulon edhe një tjetër sekret për trupin e tij

Cristiano Ronaldo është gjithnjë duke kërkuar perfeksionin sa i përket mirëmbajtjes së trupit të tij në formën maksimale. Kjo është edhe një nga arsyet pse CR7, tashmë në moshën 36-vjeçare vazhdon të ketë një ritëm të frikshëm në fushat e blerta.

23:23
La Liga/ Bilbao ka harruar të fitojë, barazon me Granadën

Barazon Athletic Bilbao në La Liga dhe fiton Stuttgart në Bundesligë. Ekipi bask e mbylli në barazim 2-2 takimin shtëpiak ndaj Granadës, dhe ndeshjet radhazi pa fitore në kampionat kanë shkuar pesë.

22:58
Emocione të bukura/Beatrix surprizohet nga vëllai i saj

Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë Beatrix me njeriun e saj më të shtrenjtë.

22:54
Sulmi në Kosovë/ Reagon Rama: Jetët e marra nga plumbat e një egërsie meritojnë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku pas një sulmi ndaj një autobusi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Rama shkruan se autorët duhet të marrin ndëshkimin më ekstrem të drejtësisë.

22:50
 Ti Raporton! Rrëshqitja e dherave rrezikon banesën në Lezhë

Mëngjesin e kësaj të premteje qyteti i Lezhës është zgjuar me temperatura të ulta dhe reshje të dendura shiu.

22:39
Sulmi në Deçan të Kosovës/ Reagojnë Basha, Meta dhe Xhaçka: Autorët të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen tragjike në Deçan të Kosovës ku gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës humbën jetën 4 persona.

22:39
“E tronditur deri në palcë”/ Sulmi ndaj autobusit, Çitaku: Është akt terrorist

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se sulmi në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, është akt terrorist.

22:21
“Një nga arsyet qe kam hyrë këtu ka qenë te sfidoja veten”/Sarah preket në dhomën e rrëfimit

Sarah është përlotur gjatë spektaklit të sotëm edhe prezantuesja Arbana Osmani ka vendosur të flasi me të në dhomën e rrëfimit.

22:21
Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona

Për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku në sulmin me armë ndaj autobusit u vranë shoferi dhe dy nxënës, detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

22:12
Vrasja e trefishtë në Deçan/ Kryetari i Komunës: Apel organeve të rendit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është shprehur i tronditur nga sulmi ndaj autobusit me nxënës, ku mbetën të vdekur tre persona.

22:09
FOTO-LAJM/ Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës, ja kush është shoferi që mbeti i vdekur

Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

21:57
Vrasja e trefishtë në Kosovë, Kreu i Kuvendit: Ngjarje me përmasa kriminale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

21:54
Plas tritoli në Fier/ Lëndë plasëse në derën e një apartamenti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e 4 të një pallati në Fier.

21:51
“Tronditëse!”/ Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës goditje ndaj rendit

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Decan këtë të premte, ku mbetën të vdekur tre persona.

21:45
“Nuk e prisja”/Iliri flet për largimin e Fifit

Largimi i Fifit nuk u prit shumë mirë nga banorët ku disa prej tyre u mërzitëm shumë për këtë vendim të këngëtares.

21:41
Ofertat e fundvitit/ £200 ulje për robotët e seksit; Ato të përkëdhelin e të tregojnë barcoleta (fotot)

Megjithse Britania përballet çdo dimër me qindra vdekje nga të ftohtët në shtëpi, njerëzit mund të qëndrojnë ngrohtë me robotët e tyre të seksit të kompanisë AI-AI Tech, që do të kenë ulje të konsiderueshme në periudhën festive, shkruante sot me ironi e përditshmja vendase Daily Star.

21:28
Familjarët të traumatizuar presin në spital/ Sulmi me armë ndaj autobusit! Ndërrojnë jetë shoferi dhe dy nxënës (Fotot)

Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

21:19
Pas largimit të Fifit,”Big Brother” hap një televotim për dy vajzat e tjera të nominuara

Te nominuarat ishin Fifi,Semi dhe Einxhel.

21:12
Sulmi me armë ndaj autobusit, Haradinaj apel organeve të drejtësisë: Të kapet autori

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit nga gjuajtja me armë.

20:55
Po kthehej nga Foltorja! Aksidenti masiv ku u përfshi eskorta e Berishës: Një Benz hyri kundravajtje, një i ri i lënduar rëndë

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin.

20:46
Lezhë/ Defekt në linjën e tensionit të lartë, shumë zona në errësirë

Një defekt në linjën  e tensionit të lartë 35 kv ka lenë pa furnizim energjie Nënstacionin e Rrilës në Lezhë.

20:45
Alarm në Maqedoninë e Veriut/ 19 viktima nga COVID në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 434 raste të tjera dhe 19 viktima nga koronavirusi.

20:35
Fiks Fare/ Gjykata Administrative do edhe 8 vite të gjykojë çështjet që ka në dorë

Para pak ditësh, emisioni “Fiks Fare” transmetoi ankesën e zonjës Luljeta Kamberaj, e cila ankohej se prej rreth 5 vitesh ishte në pritje të datës së gjyqit në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Luljeta thotë se ka qenë sanitare në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është hequr nga puna. Ka kundërshtuar këtë masë në gjykatë, ndërsa është dhënë edhe vendimi i Gjykatës Administrative të Vlorës. Ndërkohë, ka apeluar këtë vendim dhe prej 5 vitesh nuk ka dalë një datë gjyqi.

20:33
Sarah dhe Antonela debatojnë me njëra-tjetrën

Teksa po bëheshin gati për spektaklin e sotëm vajzat patën një debat me njëra-tjetrën.

20:25
Pacienti përfitues i skemës së rimbursimit të ilaçeve, pezullimi i mjekut i bllokon sistemin. Fiksi zgjidh problemin

Një qytetar nga Tirana ngre një shqetësim në Fiks Fare në lidhje me skemën e rimbursimit të ilaçeve.

20:24
Sulmohet me armë autobusi i shkollës në Kosovë/ Ndërrojnë jetë shoferi dhe dy nxënës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën këtë të premte, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin tetë nxënës është sulmuar me armë në fshatin Gllogjan në Deçan.

20:15
Peshkatarët francezë bllokojnë tragetet në portin e Kale mes konfliktit post-Brexit

Sot në portin e Kale në veri të Francës peshkatarët bllokuan trafikun e trageteve drejt Anglisë, duke kërkuar zgjidhje për ujërat e peshkimit post-Brexit.

20:14
Vaksinat kundër COVID shpëtoi rreth 500 mijë jetë njerëzish në Evropë

Vaksinimi kundër COVID ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

20:01
Ekspozitë ndërkombëtare në Krujë/ 23 artistë nga disa vende të botës krijojnë dhe ekspozojnë në qytetin e kalasë

Arsvita tashmë në edicionin e dytë e ka qendrën në Krujë. Këto ditë përkojnë edhe me festat tona kombëtare.Një numër prej 23 artistësh jo vetëm nga rajoni, por edhe përtej janë këtu për të sjellë artin e tyre bashkëkohor, por shpesh herë për ta ndërthurur dhe me atë tradicional.

20:00
Presidenti Lukashenko viziton emigrantët në kufi, zotohet t’u ‘plotësojë dëshirat’ (fotot)

Presidenti i Bjellarusisë Alexander Lukashenko ka vizituar sot emigrantët e mbetur në kufi me Poloninë duke u zotuar të plotësojë dëshirat e tyre.

19:47
Laç, nis ndarja e shtëpive/ Krijohet një lagje e re me pallatet për të pastrehët e tërmetit

2 vite pas tërmetit jeta po rifillon dhe në qytetin e Laçit.

19:46
Manëz, dy vite në kontenier/ Familje presin përfundimin e ndërtimit të 9 pallateve të reja

Ajsel është fëmija e parë që lindi pas tërmetit duke u kthyer në dëshmi e triumfit të jetës përballë tragjedisë që shkaktoi tërmeti.

19:33
OBSH: Varianti i ri Omicron është një shqetësim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar një “variant të ri shqetësues”, pra një mutacion të ri të koronavirusit.

19:28
Iran/ Forcat e Sigurisë Shtetërore sulmuan brutalisht fermerët e Isfahanit dhe u vunë flakën tendave të tyre

Në orët e para të së enjtes, 25 nëntor 2021, njësitë speciale represive të SSF dhe IRGC sulmuan fermerët e Isfahanit kur po mbanin një protestë në shtratin e lumit Zayandeh Rud me automjete dhe motoçikleta dhe duke përdorur gaz lotsjellës dhe i vunë zjarrin çadrat e fermerëve.

19:23
Basha: Dështim me rindërtimin. Kryetari i PD: Pjesa më e madhe e familjeve janë nëpër çadra

Në dy vjetorin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur familjet e prekura nga fatkeqësia.

19:14
Vetëvritet nëna me foshnjën një vjeç/ Vlorë, farmacistja hidhet nga kati i pestë në lagjen e prindërve

Një ngjarje rëndë ndodhi mesditën e së premtes në Vlorë. Një nënë e re me fëmijën në krah u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen pavarësia.

19:04
Shqipëri-Kosovë, 13 marrëveshje/ Rama dhe Kurti: Open Balkan nuk na pengon të forcojmë marrëdhëniet

Mos-dakordësia për Ballkanin e Hapur, nuk i pengoi Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kuri të çojnë përpara projektet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë.

19:02
Basha vizitoi familjen e dëmtuar nga tërmeti, reagon Bashkia Durrës: PD gjeti një familje që s’ka aplikuar në programet e rindërtimit

Në 2 vjetorin e tragjedisë së tërmetit kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar familjen e Kujtim dhe Nexhmije Shkalla në Durrës duke deklaruar se shtëpia e tyre nuk është rregulluar dhe se ata janë braktisur.

19:00
Varianti i ri, BE ndalon udhëtimet: “Duhet frenuar përhapja”!

Pas Mbretërisë së Bashkuar, edhe vendet e BE-së vendosën me urgjencë të ndalojnë udhëtimet drejt Afrikës së Jugut, ku po përhapet me shpejtësi varianti i ri tejet i trasmetueshëm i koronavirusit, i përshkruar nga ekspertët si më frikësuesi deri tani.

18:58
”Jemi gati për luftë me Rusinë”, presidenti ukrainas: “Le të vijnë, i presim”!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati për çdo lloj përshkallëzimi të situatës me Rusinë dhe shtoi se Kievi ka informata rreth planit të Moskës për të organizuar një grusht shteti dhjetor, në të cilin do të përfshiheshin edhe qytetarë rusë.

18:54
Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi- minoritetet: Ne jemi pro!

Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshajt propozoi që minoritetet të mbështesin Dritan Abazovicin për postin e kryeministrit në Malin e Zi, e me idenë e tij pajtohen edhe zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Adel Omeragiq dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar, “Njëzëri”, Fatmir Xheka

18:54
Presidenti i Ukrainës thotë se ‘grusht-shteti’ i lidhur me Rusinë ndodh më 1-2 dhjetor (fotot)

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka thënë sot se shërbimet e inteligjencës kanë zbuluar një komplot ku përfshiheshin një grup rusësh e ukrainasish që do të rrëzonin qeverinë e tij javën që vjen.

18:44
Donaldi ankohet për papastërtinë në kuzhinë

Mungesa e vëmendjes së banorëve lidhur me rregullin dhe papastërtinë ka arritur kulmin për Donaldin ku u ankua për vajzat e shtëpisë.

18:37
Gjendet trupi i 45-të, është një fëmijë-tragjedia s`ka fund

Shpresat se dikush tjetër mund t`i kishte shpëtuar ferrit të flakëve të autobusit të mbushur më shqiptarë, të cilët i priste vdekja në austradën e Strumës, janë shuar përfundimisht.

18:35
Nesër mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në Shënkoll

Ditën e nesërme do të mbyllet burgu i Zaharisë dhe të dënuarit do të dërgohen në godinën e burgut të Shënkollit.

18:32
CIA paralajmëron Rusinë: “Lojëra me ne? Tani prisni pasojat

Shefi i CIA-s e paralajmëroi hapur Rusinë për “Sindromën e Havanës”, sëmundja misterioze që ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ndodhen jashtë vendit. Ashpërsia e tij e detyroi Kremlinit të reagonte, duke thënë se nuk ka gisht në këtë situatë.

18:30
Viktimat e aksidentit me autobus në Bullgari javën e ardhshme arrijnë në Shkup

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se trupat e viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari, do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, javën që vjen.

18:28
Egjipti hap “Rrugën e Zotave”; 3.000 vjet histori në 3.000 kilometra!

Përmes një ceremonie madhështore, të denjë për faraonët e dikurshëm, Egjipti prezantoi rrugën e “Rams”, e mbushur me qindra statuja sfinksi me koka dashi që datojnë më shumë se 3 mijë vjet më parë.

18:24
Konfirmohen të vdekur të gjithë bllokuarit në minierën në Rusi, 52 viktima përfshi 6 nga grupet e ndihmës (fotot)

Pas vdekjes së 11 minatorëve nga zjarri në një galeri nëntokësore në lindje të Rusisë, autoritetet ruse konfirmuan sot se kanë humbur jetën edhe 35 të bllokuar dhe gjashtë punonjës ndihme, të cilët po tentohej të shpëtoheshin, në një nga tragjeditë më të rënda të minierave në vend.

18:23
Shpërthejnë protesta kundër Erdoganit, Turqia në prag katastrofe

Dhjetëra vetë dolën në protesta në Ankara duke ngritur zërin kundër situatës së rënduar ekonomike të vendit, në një kohë kur lira turk shënoi një zhvlerësim prej 43% kundrejt dollarit amerikane dhe vëzhguesit thonë se rënia e lirë e monedhës kombëtare, do të vazhdojë.

18:17
“Plas lufta” Francë- Angli: Parisi anulon bisedimet pas letrës për emigrantët

Në një sfidë të hapur ndaj Londrës, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, anuloi bisedimet me homologen britanike Priti Patel, menjëherë pasi shefi i ekzekutivit anglez Boris Johnson i beri thirrje Francës të kthejë emigrantët që kanë kaluar La Manshin.

18:13
Hidhet shorti i play off për Botërorin, njëra mes Italisë dhe Portugalisë nuk do të shkojë në Katar

Është hedhur sot shorti i play offit për skuadrat e fundit që do të shkojnë në finalet e kampionatit botëror të katarit që do luhet në 2022.

18:04
“Fytyrë dhe trup i bukur”, Valoni flirton me Einxhel

Valon Shehu është banori më i ri që është bërë pjesë e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’.

17:55
‘Berisha dhe fëmijët kanë dosje nëpër SPAK’/ Ish-kryeministri i kthen përgjigje Bashës: Kurrë ndonjëherë s’ka ndodhur!

Sali Berisha nga foltorja në Kurbin tha se ai dhe fëmijët e tij s’kanë pasur kurrë dosje në SPAK, një përgjigje kjo për akuzat e mbrëmshme të kreu të PD , Lulzim Basha në Open.

17:47
“Berisha nuk vendos PD para vetes”/ Ish-kryeministri mohon fjalët e Bashës: Beteja ime është për dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top Channel.

17:44
Firma e luksit Moschino hap linjën e veshjeve të qenve dhe çmimet janë po aq të kripura (fotot)

Qeni duke gati “për të kërcyer” teksa reklamon stilin e fundit të xhaketës së motoçiklistit, të prodhuar enkas për kafshët nga grupi Moschino.

17:39
Milaim Zeka bën thirrje për shkarkimin dhe hetimin e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Ja shkelja e rëndë që ka bërë

Një urdhër i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj për komandantin e forcave të Kosovës gjeneralin Rrahman Rama për të ndryshuar ngjyrën apo logimin e makinave të forcave të ushtrisë së Kosovës e për t’i shndërruar ato në makina të policisë për ngjarjet në kufi e refuzuar nga gjenerali ka sjellë një përplasje të madhe.

17:30
Ftesë në 5/ “S’ ka burra në Big Brother Vip”, Antoneta: As Valoni nuk është më shumë burrë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua deklarata e Valon Shehut para se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

17:28
Nëntë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/ 7,610 qytetarë të infektuar aktivë në gjithë vendin

Nëntë qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 3,077.

17:21
Në dhjetor hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë, kriteret dhe kush përfiton

Brenda pak ditësh, çiftet e reja do të kenë mundësi për të aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës.

17:19
Beatrix përfundon e lidhur dhe e shtrirë përtokë

Ditën e sotme Donaldi me Pajtimin vendosën ti bëjnë një rreng Beatrix.

17:13
Panairi i Selanikut – Një revolucion i vazhdueshëm i librit

Po mbahet në Selanik nga data 25 deri më 28 nëntor 2021 Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Librit.

17:08
Sipas mbrojtjes, Policia ka ofruar garanci për lirim me kusht të Veselit

Mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar masën e sigurisë për të liruar me kusht njërin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

17:07
Momentet e pabesueshme kur tufa e luanëve sulmojnë krokodilin gjigant në cekësirë, cili do të fitojë prenë e ngordhur? (fotot)

Më poshtë shfaqen momentet e pabesueshme kur një tufë luanësh rrethojnë një krokodil masiv dhe e sumojnë për ta vrarë gjatë konfliktit për prenë e ngordhur.

17:02
Milaim Zeka në Top Talk: Albin Kurti një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën

‘Librit’ të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës iu shtuan edhe 13 marrëveshje të tjera me takimin e sotëm të dy qeverive në Elbasan.

16:50
Dy vjetori i tërmetit tragjik/ Basha: Duhen vënë para drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë

Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar, përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.

16:33
Belgjika regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Belgjika ka konfirmuar më 26 nëntor rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë pasi që rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.

16:32
Pazari me jetën: Autobusi ishte i vjetëruar, u riparua në Turqi

Ekspertët bullgarë  dalin me një tjetër variant për autobusin që u shkrumbua i tëri në autostradën e Strumës, duke marrë jetët e 45 personave- një tragjedi kjo që ka shokuar opinion publik shqiptar, maqedonas e bullgar. Fillimisht ishte thënë se autobusi ka qenë i ri dhe përdorej prej tre vitesh.

16:31
Finalistët e Botës së Egër/ Balena gungaçe që del nga uji, shqiponja që lufton dhelprën e dëborës, mes pretendentëve të jurisë (fotogaleri)

Këto foto të mahnitshme që kapin bukurinë e botës së egër të planetit tonë, të rrezikuar nga egoizmi i shfrenuar i njeriut, ishin mes atyre që habitën më shumë jurinë e një kompeticioni të fundit të fotografisë.

16:25
Ndërrimi i bravës së jashtme të PD Dega Fier/ Demokratët protestë, Baçi: E turpshme

Përfaqësues të degës së PD Fier kanë protestuar këtë të premte për ndërrimin e bravës së jashtme të godinës.

16:22
EMA, dritë jeshile Pfizerit për fëmijët: E sigurtë edhe për moshat 5 vjeç

Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe fëmijët pesë deri njëmbëdhjetë vjeç. Agjencia Europiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për te miturit e kësaj grupmoshe.

16:14
Del varianti i ri “më i tmerrshëm” i Covid, OBSH: Nuk e shpëtojmë dot Europën

Një variant i ri i Covid 19, edhe më infektues se të gjithë të tjerët është shfaqur së fundi. Ai vjen nga Afrika e Jugut, ku po përhapet me një shpejtësi të frikshme sipas autoriteteve të shëndetësisë.

16:11
Gjendet pasagjeri i tetë, kush është udhëtari misterioz i autobusit

Udhëtari i tetë misterioz i autobusit të përfshirë në aksidentin e tmerrshëm të Bullgarisë, në fakt duket se ka qenë i përfshirë gabimisht në listën e të mbijetuarve në spitalin “Pirogov” të Sofjes.

16:06
Vuçiç nuk tregon çfarë foli me Putin për Kosovën: Kishte një hartë…!

Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Soçi të Rusisë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin nuk kishte sesi të mos përfshinte dhe Kosovën. Vuçiç tha se i tregoi atij pjesën veriore të Kosovës në një hartë, por nuk dha asnjë detaj tjetër.