Vaksinimi kundër COVID ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance” është kryer në 33 vende përfshirë Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtetet tjera janë; Islanda, Izraeli, Norvegjia, Malta, Spanja, Finlanda, Irlanda, Britania e Madhe, Administrata Qipriote Greke, Portugalia, Greqia, Franca, Austria, Belgjika, Italia, Luksemburgu, Suedia, Hungaria, Lituania, Zvicra, Estonia, Mali i Zi, Sllovenia, Polonia, Çekia, Kroacia, Letonia, Rumania, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe Skocia.

“COVID-19 ka shkaktuar një numër vdekjesh shkatërruese në rajonin tonë, por tani mund të themi kategorikisht se shumë njerëz mund të vdisnin mos të ishin vaksinat për të kontrolluar këtë pandemi. Vaksinat kundër COVID-19, janë një mrekulli e shkencës moderne”, tha Hans Henri P. Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Fillimisht studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina.

Më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021. Kështu, arritën në përfundimin se të paktën 469 mijë persona të moshës 60-vjeç e më lartë ishin shpëtuar nga vaksinat dhe se pa vaksinim ky numër në Evropë do të dyfishohej.

Sipas studimit, përveç shkallës së lartë të vaksinimit, qasja e shpejtë në vaksinë dhe përdorimi i njëkohshëm i trajtimeve parandalojnë humbjen e jetëve.

Top Channel