Ftesë në 5/ “S’ ka burra në Big Brother Vip”, Antoneta: As Valoni nuk është më shumë burrë!

26/11/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua deklarata e Valon Shehut para se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Sipas tij, brenda shtëpisë së vëllait të madh mungon ‘burrnia’.

Nga këtu nisi diskutimi në studion e “Ftesë në 5”, aty ku të ftuarit treguan se ç’quhet burrë sot.
Antoneta Koçi nuk ishte fort dakord me Valonin, ndërsa nuk kuresu as një ktirkë për të.

“Një gjë që e bën një mashkull më pak burrë është kur thotë ‘unë jam burrë’. Nëse ti thua që je burrë, aty i bie që ti’ s’je”, u shpreh ajo.

“Është njësoj si kur dehesh dhe thua s’jam dehur”, shtoi më tej me humor aktori Genc Fuga.

Top Channel