Lezhë/ Defekt në linjën e tensionit të lartë, shumë zona në errësirë

26/11/2021 20:46

Një defekt në linjën  e tensionit të lartë 35 kv ka lenë pa furnizim energjie Nënstacionin e Rrilës në Lezhë.

Për pasojë mungon energjia elektrike zonat e Barbullojës, Rrile, Tale, Shënkoll, Gajush, si dhe b izneset nga kryqezimi i Rrilës deri tek ura Milotit janë n% errësirë të plotë.

Defekti ka ndodhur në afërsi të Fushë Kuqes.

Nuk ka ende njoftim se kur mund të rikthehet energjia.

Top Channel