Dy gjyqtare për “apelin” e Tahirit/ Tahiri dhe Çela u dënuan në shkallën e parë, ata apeluan vendimin

27/11/2021 01:59

Jo vetëm shorti, por edhe numri i kufizuar i gjyqtarëve vendosi që fati i gjykimit të Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicit të Vlorës Jaeld Çela të jetë në dorë të dy grave. Por gjyqtaret Daniela Shirka dhe Iliriana Olldashi deri sa të delegohet dhe anëtari i tretë gjenden në pamundësi për të nisur shqyrtimin e një procedimi të regjistruar prej 2016.

Për të rigjykuar Saimir Tahirin dhe dhe Jaeld Çelën duhet ndërhyrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të gjetur gjyqtarin e tretë që do të plotësojë trupën. Aktualisht kjo gjykatë ka 6 gjyqtarë, dhe mungesa e anëtarëve e ka përfshirë shpesh KLGJ në delegimin e gjyqtarëve të apeleve të zakonshëm për të zhbllokuar proceset.

Gjyqtarët e Apelit janë konsumuar ose për shkak të çështjeve të mëparshme ose sepse janë emëruar në Gjykatën e Lartë. Dy prej tyre Saida Dollani dhe Miliana Muca rezultojnë të jenë shprehur në seancat paraprake, kurse Dhimiter Lara dhe Nertina Kosova u përjashtuan nga gjykata e lartë në këtë gjykim, mbasi kanë marrë pjesë në çështje të bashkëlidhura.

Tahiri dhe Çela u konsideruan fajtore nga shkalla e parë dhe u dënuan për shpërdorim detyre, por të dy ata këmbëngulin pafajësi, teksa dy ish-zyrtare të tjerë policie vijojnë arratinë.

SPAK dhe Saimir Tahiri u përballën në Gjykatën e Lartë e cila e zbriti dosjen për rigjykim në apelin e posaçëm që më shumë mundësi do ta mbajë për ca kohe në dorë këtë çështje.

Top Channel