Qëllohet autobusi, tre të vrarë/ Kosovë, viktimat janë dy 18 vjeçarë dhe drejtuesi i autobusit, mister shkaku

27/11/2021 00:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Gllogjan në Kosovë, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës ku u vranë tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy nxënës të moshës 18 vjeç. Emrat e viktimave janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje dhe cili ishte objektivi. Zëdhënësi i Policisë të Pejës, Fadil Gashi, tha se rreth orës 19:00 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Glloxhan.

“Tetë persona kanë qenë në autobus ndërsa mjeti po qarkullonte nga Gjakova në Deçan dhe më pas në fshatin Gllogjan, ndërkohë që një numër i nxënësve kishin zbritur në fshatra të tjerë. Në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre persona të tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës, ku kanë vdekur më pas dy prej tyre.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila tha se sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.

Top Channel