Gjendet trupi i 45-të, është një fëmijë-tragjedia s`ka fund

26/11/2021 18:37

Shpresat se dikush tjetër mund t`i kishte shpëtuar ferrit të flakëve të autobusit të mbushur më shqiptarë, të cilët i priste vdekja në austradën e Strumës, janë shuar përfundimisht.

Mediat bullgare shkruajnë se është gjetur edhe trupi i viktimës së 45-të të aksidentit fatal, dhe ai është një fëmijë. Gjithmonë e më shumë, rezultatet e hetimit bëjnë të mendohet se gabimi njerëzor ka qenë shkaku i kësaj tragjedie që s`po njeh fund.

Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, ndonëse po shqyrtohen kushtet e rrugës ku ndodhi aksidenti, sinjalistika dhe ndricimi. Trotuari që ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në atë vend, por edhe i rrezikshëm. Nuk pati shpërthim, zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e mjetit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse a mori flakë”, ka deklaruar zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë, Borislav Sarafov.

Ai insiston se nga autopsia rezultoi që pasagjerët kanë vdekur të mbytur të tymi, dhe jo nga përplasja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit.

Bullgaria, vend anëtar i BE-së me 6.9 milionë banorë, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse këto vitet e fundit.

Shumë prej tyre janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë së lartë.

Top Channel