Sulmi në Kosovë/ Reagon Rama: Jetët e marra nga plumbat e një egërsie meritojnë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

26/11/2021 22:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku pas një sulmi ndaj një autobusi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Rama shkruan se autorët duhet të marrin ndëshkimin më ekstrem të drejtësisë.

Shoferi Gani Gjokaj mbeti i vdekur në vend, kurse dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj përkatësisht 19 dhe 17 vjeç ndërruan jetë në spitalin e Pejës.

Një tjetër nxënës 17-vjeçar mbeti i plagosur, i cili është në gjendje të qëndrueshme dhe do t’i nënshtrohet operacionit.

Autobusi po qarkullonte nga Gjakova në Deçan, ndërsa është shmangur një numër më i lartë viktimash, pasi disa nxënës kanë ndaluar në fshatra të tjerë.

Reagimi i Ramës

Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.

 

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/11/26/sulmohet-me-arme-autobusi-i-shkolles-ne-kosove-nderrojne-jete-shoferi-dhe-dy-nxenes111/

Top Channel