Hidhet shorti i play off për Botërorin, njëra mes Italisë dhe Portugalisë nuk do të shkojë në Katar

26/11/2021 18:13

Është hedhur sot shorti i play offit për skuadrat e fundit që do të shkojnë në finalet e kampionatit botëror të katarit që do luhet në 2022.

Njëra mes Italisë dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos do të mbetet jashtë botërorit.

12 skuadrat u ndanë në tre grupe me nga 4 skuadra. Në grupin e parë janë Skocia me Ukrainën dhe Wellsi me Austrinë, fitueset e këtyre çifteve do të përballen në finale dhe kush fiton do të shkojë në botëror.

Italia do të ndeshet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut ndërsa Portugalia me Turqinë, fitueset do të përballen në finale.

Në grupin tjetër do të përballen Rusia me Poloninë dhe Suedia me Çekinë, fitueset përballen në finale.

Ndeshjet e para të play offit do të luhet në një takim të vetëm, ndërsa gjysmëfinalja do të luhet në shtëpinë e skuadrës që ka renditjen sipas FIFA-s, më të mirë

Gjysmëfinalja do të luhet në 24 mars 2022 ndërsa ndeshja finale 5 ditë më vonë në datën 29 mars

Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

 

Top Channel