Mëngjesin e kësaj të premteje qyteti i Lezhës është zgjuar me temperatura të ulta dhe reshje të dendura shiu.

Që prej orëve të para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë të dendura në të gjithë qytetin.

Kjo ka sjellë rrëshqitje të dherave duke rrezikuar edhe banesën e një banori në Torovicë.

Dy masive shkëmbore përfunduan shumë pranë banesës së tij, i cili apelon për ndihmë në redaksinë e Top Channel.

Top Channel