Trajneri i Empolit pret rikthimin e Bajramit: Duhet të rritet, por jemi të lumtur

26/11/2021 23:55

Nedim Bajrami nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive këtë sezon te Empoli dhe në dy javët e fundit të Serisë A ka humbur vendin e titullarit në formacion.

Kjo edhe si pasojë e problemeve fizike, megjithatë, fantazisti duket se po shkon drejt formës optimale dhe trajneri Aurelio Andreazzoli, në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Fiorentinës ka theksuar se shqiptari është duke u përmirësuar dhe se e pret rikthimin e tij.

“Jemi të lumtur që Bajrami po rikthehet, ne e presim. Ai është një djalosh i ri dhe duhet të përmirësohet. E shoh në stërvitje dhe më duket thuajse gati, unë shpresoj që ai ta përshpejtojë rikthimin e tij”, u shpreh Andreazzoli.

Kujtojmë se lojtari i kombëtares në 11 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A, ka shënuar dy gola me friulianët, ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist.

Top Channel