FOTO-LAJM/ Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës, ja kush është shoferi që mbeti i vdekur

26/11/2021 22:09
Shoferi i vdekur nga sulmi në Deçan

Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës 17 dhe 18 vjeç.

Emrat e viktimave sipas të dhënave paraprake janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj
Fotoja e shoferit të mbetur të vdekur në vend është publikuar nga mediat vendase.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodra  Nikçi ka konfirmuar për Top Channel se 3 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër nxënës është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Top Channel