Shpërthimi në minierën në Rusi, shkon në 52 numri i viktimave

27/11/2021 02:44

Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga zjarri i rënë dje në një minierë qymyri në në rajonin Kemerovo të Rusisë.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha në një deklaratë se zjarri shpërtheu në një thellësi prej rreth 250 metrash, duke shtuar se për shkak të zjarrit dhe tymit janë evakuuar 239 persona.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se nga zjarri kanë humbur jetën 52 persona, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe persona nga ekipet e shpëtimit.

Më herët, autoritetet kishin njoftuar për 11 të vdekur dhe 45 të lënduar. Pas fatkeqësisë, presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave.

Top Channel