Kristjan Asllani është gjithnjë e më larg Empolit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi, që në prezantimin e trajnerit të ri, Paolo Zanetti, pranoi se për mesfushorin interesohen shumë klube.
Pas divorcit mes mbrojtësit katalan Gerard Pique dhe këngëtares së mirënjohur Shakira, kanë dalë në skenë histori të tjera, që lidhen pikërisht me futbollistin 35-vjeçar të Barcelonës.
Një 32-vjeçar i identifikuar si Sebastjan Dema, banues në Tiranë është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Trajneri Edi Reja u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, por i zhgënjyer me të dytën, teksa në intervistën për “Kuqezi” në SuperSport, tha se ekipi pësoi një “black-out” në minutat e para, duke gabuar gjithçka.
Dy të rinj janë kapur me armë zjarri në automjet dhe janë arrestuar këtë të martë në Tiranë.
Inter në ankth për Milan Skriniar. Mbrojtësi zikaltër ishte i impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Sllovakisë dhe Kazakistanit, por pësoi një dëmtim të rëndë në fundin e pjesës së parë.
Pas një sezoni mjaft pozitiv, ku siguroi mbijetesën disa javë para fundit të kampionatit, Empoli vendosi të mos konfirmojë trajnerin Andreazzoli në pankinë, por nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, një vit më parë
Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shpërndarë një fotografi të vajzës së tyre, Lilibet për herë të parë. Fotoja është realizuar në ditëlindjen e saj të parë gjatë festimeve të Jubileut Platin të Mbretëreshës.
Në datë 3 qershor, Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e saj të tretë vjetor të blerjes së valutës për qëllimet e menaxhimit të rezervës valutore.
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Twitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë.
Robert Lewandowski është i vendosur dhe nuk e ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Bayerni i Mynihut. E ka përsëritur edhe një herë qëllimin e tij në portalin polak “Onet Sport”:
Roma u rikthye te trofetë pas plot 14 vitesh dhe u desh që në pankinë të ulej një mjeshtër si Jose Mourinho, për t’u dhënë verdhekuqve titullin kampion në Conference Legue, kompeticionin më të ri të UEFA-s.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar ende në Severodonjeck, pavarësisht se ushtria ruse ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor të Ukrainës.
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të takohen sot në Ohër, në takimin e radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Një avion tip Canadair CL 415 u dërgua nga Greqia këtë mëngjes për shuarjen e zjarrit në Sazan, që vazhdon për të katërtën ditë.
4.3 ton kokainë dhe dy milionë euro para cash janë sekuestrua në Itali, në një mega-operacion nga policia, që goditi një organizatë kriminale.
Një jaht është mbytur këtë të martë në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i tha Radio Televizionit të Serbisë më 6 qershor se ai ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar “histeri”.
Moti i kthjellët por me kalime vranësirash do të karakterizojë vendin tonë këtë të martë.
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.
Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur mirënjohës ndaj kolegëve që votuan pro tij në mocionin e mosbesimit.
Juristi Jordan Daci i ftuar në Top Story tha se sfida e presidentit të ri është çështja e detit me Greqinë.
Autoritetet amerikane paditën të hënën biznesmenin rus Roman Abramoviç duke e akuzuar atë për eksportimin e dy avionëve amerikanë pa licencë në Rusi, në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga SHBA-të ndaj Moskës, si përgjigje ndaj agresionit të saj në Ukrainë.
Shqipëria dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi.
Një pjesë e madhe e zjarrit në ishullin e Sazanit është shuar, raporton gazetari Muhamed Veliu, në një lidhje direkte me emisionin “Top Story”.
Këshilltari i Presidentit, Bladar Dervishaj i ftuar këtë të hënë në Top Story tha se e mbyll mandatin e tij bashkë me përfundimin e Presidentit Ilir Meta më 24 korrik.
Presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë do të jetë një ushtarak.
Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në Top Story këtë të hënë u shpreh se presidenti i ri i vendit, i propozuar nga maxhoranca, Bajram Begaj nuk mund të gjykohet, ndërsa opozita duhet të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo lloj situate.
Dy persona kanë humbur jetën sot në Kosovë si pasojë e motit të keq.
Boris Johnson i ka shpëtuar mocionit të mosbesimit, pasi shumica e deputetëve konservatorë vendosën të qëndrojnë me kryeministrin.
Të bërit banjë është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjenën, por jo vetëm.
Hunter Biden, i biri i presidentit të SHBA, Joe, shfaqet krejt zhveshur duke u zbavitur me prostituta dhe armë pa leje në pamje të reja të publikuara sot, që duket se vijnë përsëri nga laptop-i i tij famëkeq.
Më poshtë renditen fakte me shumë rëndësi për të mirëmbajtur shikimin.
Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në Top Story këtë të hënë u shpreh se me zgjedhjen si president kandidatin e propozuar nga maxhoranca, qeveria me në krye Edi Ramën ka marrë në dorë të gjitha institucionet në vend.
Presidenti Ilir Meta firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra si shef Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn.
Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj i ftuar në Top Story e konsideroi një veprim kushtetues dekretimin e presidentit të ri Bledar Begaj, edhe pse ndodhej në Turqi, për një vizitë zyrtare.
Ndërsa beteja me rusët vazhdon në lindje të Ukrainës, në Kiev po përpiqen ti rikthehen normalitetit të para luftës.
“Është si njëfarë kampingu në stacion, por nuk ka plazh e diell”, thotë një udhëtar që bashkë me qindra të tjerë presin në stacionin Gare du Nord në Paris.
Hamdi Salihi, një nga zëvendësit e trajnerit Edi Reja te kombëtarja shqiptare, foli për Supersport rreth sfidës ndaj Islandës, formacionit të kuqezinjve, teksa komentoi edhe faktin që Shqipëria është favorite në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të kemi përballë Islandën dhe Izraelin.
Fiks Fare denoncoi një skandal me pensionet e dhjetëra banorëve të Peshkopisë, të cilët po enden prej disa javësh në dyert e institucioneve shtetërore.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish dekretimin e presidentit të ri, Bajram Begaj nga presidenti aktual Ilir Meta.
Një “shtëpi kanabis” është gjetur gjatë krehjes së zonës për të gjetur autorin 44-vjeçar.
Kryeministri britanik Boris Johnson sapo ka mbërritur në dhomën e votimit, ku do të votohet mocioni i mosbesimit.
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka akuzuar deputetin Taulant Balla për përfshirje në botën e krimit.
14 vatra zjarri janë neutralizuar këtë mbrëmje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përmendur sot në kuvend bojkotin që deputetët e opozitës, kryesisht mbështetës së Enkelejd Alibeajt, i bënë procesit për zgjedhjen e presidentit.
Dizenjo me lule dhe ngjyra të hapura mbizotëruan këtë të hënë në veshjet e deputeteve.
Tjetër rekord kombëtar nga Luiza Gega. Atletja shqiptare e distancave të mesme shënoi kohën 9’15”48 në 3000 metra me pengesa në Hengelo të Holandës, që është stacioni i radhës i World Tour në Atletikë.
Pekini ka paraljamëruar sot Australinë “të veprojë me kujdes” ose të përballet më “pasoja serioze”, pas akuzave ndaj Canberra për manovra të rrezikshme dhe avione spiune ne Detin e Kines Jugore.
Të ardhurat nga biznesi për të vetëpunësuarit dhe individët tregtarë do të tatohen në masën 15%.
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar keqmenaxhimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit, ku prej tri ditësh, flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera.
Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashurin e saj, e filmuan dhe videon e shpërndanë në rrjete sociale.
Presidenti ukrainas Volodymy Zelenksy pranoi se forcat ruse janë më të shumta në numër në betejën që po zhvillohet në lindje të vendit, konkretisht në qytetin e Siveredonetsk, por insistoi se ukrainasit po bëjnë ç’të munden që të mos ta humbasin qytetin dhe se kanë ende çdo mundësi për të fituar.
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy inspektorët e Zonave të Mbrojtura, Tom Gjelaj dhe Armando Leshaj ndërkohë për Drejtorin e Zonave të Mbrojtura, Pjeter Toni iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Luljeta Nallbani ishte një prej konkurrenteve që spikati më shumë në sezonin e parë të emisionit “Për’Puthen +40”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, insistoi se Qeveria e tij kundërshton ngritjen e normave të interesit, teksa inflacioni në shtet ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vjet.
Qeni tre-vjeçar Leon është ribashkuar më në fund me pronarin e tij Sebastien Dos Santos Borges pasi ishte gjurmuar nga organizatorët e garës së famshme të slitave Iditarod.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha sot nw Kuvend se se rritja e çmimeve është rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe theksoi se qeveria ka marrë politikat e duhura sociale në ndihmë të qytetarëve.
Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje live për “Top Talk” foli rreth akuzave për vrasje që janë hedhur drejt presidentit Ilir Meta.
Boris Johnson do të përballet sot me momentin me të errët në karrierën e tij si kryeministër.
Denoncimi për një skemë korruptive u denoncua sot në Kuvend, por jo nga opozita. Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi denoncoi projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë, ndërsa kërkoi nga bashkia e Fierit të jetë më e rreptë në lidhje me këtë situatë.
Kanadezët kanë vërshuar në dyqanet e armëve prej javës që shkoi pas propozimit të kryeministrit për një pezullim të shitjeve, pas vrasjeve masive në Texas muajin e kaluar.
Dy komshinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin këtë të hënë në Fushë Krujë, ndërsa njëri prej tyre është plagosur me armë.
Kukësi është përfshirë nga erëra të forta këtë pasdite, ku si pasojë trotuaret dhe rrugët kryesore janë mbushur me boçet e pishave.
Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot.
Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45 dhe që do transmetohet në “Super Sport 2”.
Një 22-vjeçar me iniciale A. S., banues në Shëndëlli të Konispolit ka humbur kontrollin teksa drejtonte motorin dhe është rrëzuar.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë për rritjen e ndjeshme të çmimit të karburanteve.
Avokatja e famshme e Johnny Depp, Camille Vasquez raportohet se është tejmbushur me oferta pune nga ente të Hollywood dhe është bërë qendra e një lufte ofertash mes kompanive ligjore, pas performancës së saj fituese në gjyqin e aktorit.
Një ndër temat e cila ngjalli diskutime në studion e “Shqipëria Live” ishte pagesat që u bëhet artistëve për koncerte. Në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska.
12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit vijojnë të jenë aktive, edhe pas tre ditësh, ndërkohë nga qyteti i Vlorës duket qartë reja e tymit që vjen nga ishulli.
Një pasardhës i doktorit personal të diktatorit nazist Adolf Hitler ka publikuar disa letra personale ku zbulohet sesi Hitleri tmerrohej kur trajtohej për problemet me zërin.
Flakët kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Repsit në Mirditë.
Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa po lahej në lumin e fshatit Skuraj të Kurbinit këtë të hënë.
Rreth 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 10 milion njerëz në të gjithë botën, vuajnë nga Parkinsoni.
Deri më tani në Bashkimin Evropian, sa herë që është folur për procesin e zgjerimit të tij, është përmendur “gjashtëshja ballkanike”: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.
Zyrtarët e sigurisë në Çeçeni, republika ruse e drejtuar nga aleati i ngushtë i Putin, Ramzan Kadyrov, raportohet se kanë ekzekutuar tre qytetarë vendas që ishin shfaqur në një video seksi në grup që është bërë virale në rrjet.
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame që të japë informacion për përfundimin e procedurave të shqyrtimit të kandidaturave për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kulturës është nënshkruar në Tiranë.
Ndërsa minutat kalojnë, atmosfera në Reykjavik të Islandës bëhet edhe më elektrizuese.
Një person ka ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Ndodh që festimet në disa raste të dalin jashtë kontrollit dhe më pas të shndërrohen në të rrezikshme për pjesëmarrësit. Kështu ishte edhe festa e titullit të Manchester City teksa The Citizens triumfuan në ndeshjen e fundit të kmapionatit. Madje, për ta bërë më dramatike përmbysën në minutat e ndeshjes Aston Villën duke realizuar tre gola.
Sergio Perez ishte piloti që kaloi i pari vijën e finishit në pistën qytetase të Monacos.
Pogba është vetëm një hap larg rikthimit te Juventusi. Është pikërisht ai goditja e madhe e bardhezinjve për të nisur ringritjen. Një lidhje që nuk është zvenitur ajo mes francezit dhe klubit italian pas lamtumirës në 2016.
Trupi i një adoleshenteje është gjetur nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur pasi ishte qëlluar për vdekje me thikë nga i dashuri i saj në një sulm mizor, njoftonte policia ruse.
Kontenierët e rinj nëntokësorë në kryeqytet për hedhjen e mbeturinave, janë pjesë e një teknologjie të re të mbledhjes së mbetjeve e që pritet të ketë impakt pozitiv në uljen e ndotjes në Tiranë.
Një burrë që ishte hedhur në lumin Tamiz nga një urë në Londër pas konfrontimit me policine, njoftohej sot se ka humbur jetën.
Në 6 lindje ka një abort. Në 5 vite nga periudha 2016-2020 sipas raportit më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik janë kryer rreth 26 000 aborte kryesisht nga gra të moshës 20-34 vjeç.
2021 rriti numrin e vdekjeve me 10.5 % krahasuar me një vit para tij. Në Shqipëri gjatë këtij viti kanë humbur jetën gjithsej 30,507 persona, pjesa më e madhe të ndikuar nga virusi i Covid-19. Gjatë këtij viti kemi humbur më shumë meshkuj. Përllogariten 3200 humbje jete më shumë se sa femrat.
Në tjetërsimin e 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Kanalin e Çukës në Sarandë duket se janë përfshirë më tepër njerëz se sa prokuroria ka identifikuar. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne persona ende të pa identifikuar kanë aktivizuar një vatër zjarri në zyrën e noterit Aleko Anagnostini i cili është arrestuar si i përfshirë në këtë tjetërsim pronash dhe ndodhet në burg me afat 45 dite.
Pemët e blirit janë mbase pemët me aromën më të këndshme ndërsa lulet dhe gjethet e tyre kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore që në lashtësi.
Parandalohet krimi në familje në Tiranë. Burime zyrtare të policisë, thanë se kanë vënë në pranga 57 vjecarin me inicialet A.E, pasi mëngjesin e sotëm ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.
Ka humbur jetën ditën e sotme Ardi Daullxhiu, personazh i njohur në rrjete sociale pas thirrjeve që i bëri Bashkisë Durrës për t’i ndërtuar shtëpi.
Kombëtarja shqiptare do luajë sot ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Islandës.
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorët inspektoret Armando Lleshaj dhe Toma Gjelaj, si dhe arrest shtëpie për drejtorin e Zonave të Mbrojtura Pjeter Toni.
Lehtësimi i masave kufizuese ka rritur transportin e udhëtarëve nga porti më i madh në vend, ndërsa autoritetet dhe operatorët portualë presin një verë të nxehtë dhe në shifra.