Protestë kundër neglizhencës/ Banorët e fshatit Sulaj në Fier: Na kanë braktisur, asnjë investim

10/11/2022 15:20

Banorët e fshatit Sulaj në njësinë administrative Dërmenas në Fier kanë protestuar për neglizhencën ndër vite që pushteti vendor ka treguar ndaj tyre duke i lënë jashtë vëmendjes së investimeve.

Ata janë mbledhur sot para njësisë administrative duke kërkuar që fshati i tyre i braktisur të përfshihet në investime.

Banorët janë shprehur të indinjuar se në të gjitha fshatrat e zonës përreth është investuar ndërsa fshati Sulaj ka mbetur i shkretë. Dikur ky fshat ka pasur 150 familje , ndërsa sot kanë mbetur 50. Nëse nuk do te investohet, thonë banorët, te gjithë do të largohen.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Hartimit të Projekteve të Infrastrukturës së Bashkisë Fier thotë se banorët duhet të presin procedurat e prokurimit.

Top Channel