Hormonet e lumturisë dhe ushtrimet, zbuloni se kur çlirohet endorfina

10/11/2022 21:52

Ekspertët shpjegojnë se sa gjatë duhet të ushtroheni për të arritur arritur çlirimin e endorfinës, hormonit të lumturisë.

Ushtrimet kanë një listë të gjerë përfitimesh, njëra ndër to është shtimi i hormoneve në trup të cilat ju ndihmojnë që të luftoni kundër stresit dhe të ndiheni mirë.

Kur bëhet fjalë për hormone të tilla, endorfina lidhet me ushtrimet.

Endorfinat lidhen me receptorët opioidë në tru dhe ndikojnë në uljen e percepcionit të dhimbjes trupore dhe ndjenjën e euforisë, shpjegon Elizabeth Gardner, doktoreshë e mjekësisë sportive, shkruan Huff Post.

Edhe pse vrapimi më së shumti është studiuar në lidhje me sekretimin e endorfinës, ka edhe ushtrime të tjera të cilat mund t’i bëni për të arritur atë ndjenjën e lumturisë.

Disa njerëz ndiejnë çlirim 10 minuta pas ushtrimit, ndërsa disa të tjerë ndiejnë që u shfaqet humor i mirë një orë pas ushtrimeve.

Top Channel