Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina na ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër bashkëpunim, por këtë herë shumë i papritur dhe këtë na e ka treguar vetë Dafina me një postim në Instagram, ku është shprehur se ka vite që kanë folur për këtë projekt dhe më në fund ia dolën.

Këngëtarja na ka treguar se këtë herë do të vijë me një projekt muzikor me artistin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj.

Në postimin në Instagram Dafi ka publikuar një foto të tyre nga ‘look-u’ i këngës, ku na ka treguar edhe titullin e këngës “Copa copa” e mesa duket do të jetë një një baladë.

Duket se pritja tashmë përfundoi pasi me postimin e fundit ku artistët kanë postuar një tjetër foto nga klipi kanë treguar se kënga do të publikohet të shtunën në orën 16:00.

 

Top Channel