Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit, ku kanë rezutuar të infektuar me Covid 15 persona dhe ka humbur jetën një 66 vjeçare, nga Gjirokastra.

Aktualisht janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 559 testime, 15 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5

Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1

Top Channel