Ish-modelja e ‘Playboy’ përballet me 25 vjet burg pas gjetjes së trupit të doktorit në bagazh (fotot)

10/11/2022 21:22

Një ish-modele Playboy në SHBA është arrestuar pasi trupi i një doktori u gjet duke u dekompozuar në bagazhin e makinës së saj.

25 vjeçarja Kelsey Turner, akuzohet për vrasjen e doktorit dhe megjithëse nuk pranon se ka kryer krimin, përballet me deri në 25 vjet burg, thanë autoritetet.

Madje e reja thotë se nuk pranon të paraqitet në gjyq dhe pranon dënimin që do të jepet, nga 10 deri në 25 vjet burg, pasi e kupton që ka prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtore, raporton rrjeti Law and Crime .

Turner u arrestua më 21 mars 2019 në Stockton, Kaliforni, e akuzuar për vrasjen e psikiatrit Dr. Thomas Burchard, 71 vjeç, kur trupi i tij u gjet duke u dekompozuar në bagazhin e një makine të braktisur.

Trupi i të ndjerit u gjet kur një shofer vërejti makinën e braktisur në jug të Nevada, SHBA dhe njoftoi policinë se kishte një xham të thyer me gur.

Autoritetet përcaktuan pas hetimeve se Burchard ishte goditur për vdekje me sende të forta ndërsa automjeti rezultoi i Turner.

Ndërsa ish-i dashuri i vajzes, Jon Kennison, u arrestua me vone dhe ka pranuar kryerjen e krimit, teksa është dënuar me “18 deri në 45-vjet burg”, sipas prokurorëve.

Kolegia e shtëpisë së çiftit, Diana Pena, gjithashtu ka pranuar se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes makabre.

Viktima Burchard e njihte Turner prej gati dy vjet para krimit, sipas autoriteteve dhe prokurorët besojnë se dyshja kishin pasur një marrëdhënie intime në të kaluarën.

Autoritetet kishin zbuluar se psikiatri kishte paguar më shumë se 3000 dollarë per një vit, për shpenzimet e qirasë dhe faturave të Turner, por në vitin 2018 ai kishte ndaluar ta bënte dhe Turner ishte dëbuar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët dhe nënën e saj.

Turner dhe i dashuri akuzohen se kanë rrahur për vdekje Burchard me një shkop bejsbolli, dhe më pas kanë lënë atë në bagazhin e makinës së Turner, disa ditë para se zbulohej.

Prokurorët kishin vendosur të mos kërkonin dënim kapital për autorët, teksa gjyqi vazhdon.

Turner ishte më parë e famshme kur pozonte për revista erotike si Maxim e ‘Playboy Italia’ deri para se të arrestohej.

FOTO GALERI
1/5
25 vjeçarja Kelsey Turner është arrestuar pasi trupi i një doktori u gjet duke u dekompozuar në bagazhin e makinës së saj.

Top Channel