Librit “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, politikës.

Ky libër, theksoi autori, është një luftë për arsyen, pro arsyes dhe kufizimit të arsyes, kundrejt një mendimi jo vetëm filozofik, por edhe në shoqëri e politikë. Nuk ka fat tjetër veç të bërit politikë të mirë e jo të keqe, tha Imami

Me një pasion të hershëm për filozofinë dhe realizues i një kolane me emrat më përfaqësues të mendimit filozofik, politikani sjell për lexuesin veprën e tij, që prek dhe shtjellon tri forma të mendimit filozofik; mitologjia, racionaliteti dhe religjioni.

“Për çdo njeri që është futur në rrugën e mendimit, edhe të filozofisë së parë, filosofia prima, në fakt është futur nga filozofia politike. Nga dëshira për të hetuar kushtet themelore të jetesës në shoqëri. Ajo që kam parë në gjithë jetën time, megjithëse kam mbajtur distancë të respektueshme nga kjo filozofi, për të cilën flasim, është se principet bazë, pandehmat themelore janë të njëjta”, tha Arben Imami, autor “Tri format e mendimit”.

Imami sqaroi tezën e librit, si një fjali të vetme, e cila shtjellohet dhe shpjegohet jo vetëm në aspektin sistematik dhe epistemologjik, por edhe atë historik. Sipas pedagogut të Filozofisë, Klementin Mile, libri “Tri Format e Mendimit”, i Arben Imamit manifeston interpretimin konservator.

Ky libër u botua nga UET PRESS dhe Universitetin Europian të Tiranës, i cili synon të hapë së shpejti degën e Filozofisë.

Top Channel