Franca ‘dënon’ Italinë për refuzimin e anijes me emigrantë në Mesdhe (fotot)

10/11/2022 18:58

Siguria është përforcuar në kufijtë me Italinë pasi Franca mori 234 pasagjerët në bordin e ‘Ocean Viking’

Zyrtarë francezë u shprehën sot të inatosur dhe kanë përforcuar sigurinë në kufijtë me Italinë fqinje, pasi humbën në përballjen diplomatike me Romën duke u detyruar të pranojnë një anije të mbushur me emigrantë.

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin dënoi atë që quante “sjellje e papranueshme” e Italisë për refuzimin e zbarkimi të 234 emigrantëve në tokën e saj.

Emigrantët ishin pasagjerë në bordin e anijes së bamirësisë Ocean Viking, e cila njihet nga kritikët si “trageti i emigrantëve” drejt Evropës, dhe rrjedhimisht u lejuan të zbrisnin në një bazë ushtarake në jug të Francës.

Në kundërpërgjigje Franca u tërhoq nga një premtim për të pranuar disa qindra emigrantë nga Italia.

Ata shtonin se siguria do të rritet në kufirin me Italinë dhe se të tjera pasoja do të shihen në marrëdhëniet mes vendeve.

“Franca është e keqardhur që Italia nuk po sillet si një shtet i përgjegjshëm evropian”, tha sot ministri në takimin e kabinetit.

“Në këtë kontekst Franca reagoi ndaj sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë italiane dhe ftoi anijen me emigrantë të zbarkonte në postin ushtarak të Toulon.”

SOS Mediterranee, grupi i bamirësisë që operon anijen që shpëton emigrantët ilegalë në detin Mesdhe, tha se disa nga pasagjerët kishin dy javë në bordin e saj, por nuk shtoi se si apo ku ishin shpëtuar ata.

Ministri Darmanin tha se emigrantët do të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore në Francë.

Përballja diplomatike ishte një testimet e para për kryemnistren e re italiane Giorgia Meloni mbi çështjen absurde të emigracionit që përplas shpesh politikat në Evropë.

Kësaj jave ajo foli për një politikë emigracioni “me të cilën vetëm Italia dhe disa vende të tjera Evropianë janë rënduar”.

FOTO GALERI
1/3
Francezet humbën në përballjen diplomatike me Romën duke u detyruar të pranojnë një anije të mbushur me emigrantë.

Top Channel