Pamjet që po shihni janë ana tjetër e medaljes në zonën e Kutallisë.

Kjo sasi kastraveci nuk është e destinuar për në treg por për në kanal.

Pak kilometra larg vendit ku deri këtë të enjte ngrihej një fermë hashashi, me punë të ndershme prodhuesi dhe eksportuesi Arben Dyli nuk mbulon dot kostot e mbjelljes së kastravecëve.

Si Dyli, fermerët e zonës së Kutallis në Berat po përballen me vështirësitë më të mëdha për të shitur kastravecin këtë vit.

Xhelal Vrapi një fermer i zonës tregon se ka mbjellë 4 dynym sera, 2 me domate të cilët e hodhi në kanal dhe dy me kastravecë që po i kalben në serë.

Në kushtet që gjendet bujqësia sot, banorët e zonës kanë patur dy zgjidhje, të hapin serra hashashi si Drenovica pak më tutje ose të emigrojnë.

Top Channel