Lezhë/ Makinës i plas goma, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në korsinë e kundërt

10/11/2022 15:54

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Lezhës.

Shoferi i një mjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin pas plasjes së gomës dhe makina ka kaluar në korsinë tjetër e më pas është përplasur me ndriçuesin e pemën që ndodheshin në anë të rrugës.

Në mjet ndodheshin dy persona, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.

Top Channel