Gjermania premton më shumë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën 

10/11/2022 17:40

Gjermania premtoi se do të dërgojë mbështetje shtesë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tre sisteme të rëndësishme të mbrojtjes ajrore.

Në deklaratën e publikuar nga qeveria gjermane përmendeshin sistemet ajrore IRIS-T SLM dhe raketat IRIS-T.

Kievi bëri thirrje për më shumë njësi gjermane IRIS-T SLM në fund të tetorit, pas ditëve të sulmeve të rënda nga raketat ruse.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e përshkroi teknologjinë e lartë IRIS-T SLM si një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore në botë. Gjermania ka dorëzuar tashmë një sistem raketash ajër-ajër IRIS-T SLM në Ukrainë.

Berlini tha gjithashtu se do të furnizonte Kievin me 42 tanke për pastrimin e minave, katër sisteme të lëvizshme dhe të mbrojtura për pastrimin e minave, katër sisteme të lëvizshme dhe pesë sisteme të lëvizshme të zbulimit në automjete.

Qeveria gjermane nuk dha datat e dorëzimit të këtyre armatimeve, por treguan se javën e kaluar i kishte dorëzuar Kievit raketa IRIS-T SLM, 30 automjete të blinduara të lëvizjes së këmbësorëve, katër sensorë dhe bllokues shtesë kundër dronëve.

Top Channel